Ca mjekë n’pavarësi, kasap bëhen n’pandemi!

Kultura

Ca mjekë n’pavarësi, kasap bëhen n’pandemi!

Nga: Sami Arifi Më: 7 shtator 2021 Në ora: 09:00
Sami Arifi

Mjekët t’përkushtuar n’shërim n’pandemi,

zbardhin shpirëtrat e njerëzisë n’përgjithësi!

Ca mjekë tjerë kasaphane bëjnë n’pandemi,

me çmime shumë t’nalta ata n’privatësi!

Ca të tjerë n’spitale shtetërore,

i vonojnë raportet prore!

Doktorë tillë n’spitale t’shtetit,

sillen me pacientë si n’ditë kiametit!

 

Për ca mjekë shkatërrimëtarë t’shëndetit,

duhet veprojë prokuria e shtetit!

Prokurorë t’verifikuar,

që ofrojnë drejtësi t’kërkuar!

Funksionimi i ahengjeve dhe klubeve të natës,

jo syçelësi e qeverisë së radhës!

Masa shtërnguese t’bëj qeveria,

që t’shpëtohet populli nga pandemia!

 

Ca të tjerë mjekë privat,

s’japin parat as për nënë e atë!

S’humbin kohë as për këshillim,

se ju kushton për fitim!

Nuk qajnë hallin për t’shëruar,

veç para më shumë për t’fituar!

 

Po s’hynë këta mjekë n’obligime t’shtetit,

s’janë mjek po njerëz t’kiametit!

S’shikojnë t’sëmuarin për ta shëruar,

por vetëm para për t’grumbulluar!

N’këto momente dhimbje prore,

kur po ndihmohemi;

nga organizatat humanitare botërore!

 

Po flasim për ca mjekë tanë sot ku janë,

jo për t’gjithë, por për ca që s’bajnë!

N’Kosovë ka mjek t’mirë sa më s’ka,

çdo ditë për popull punojnë pa nda!

Mjekët human i shpërblen Zoti,

n’kujtesë gjithmonë i mbanë populli!

I gradon me titull hero,

si doktor Ali Sokolin n’atë kohë!

Sot hero është çdo mjek,

n’pandemi që shpëton jetë!

 

Ka ca t’këqij që shikojnë veç para,

n’mendjen e tyre qëndron çka t’ha!

Ç’po bëjnë ca mjekë n’privatësi,

pesë dhjetë euro një foto për mushkrij!

S’janë këta mjekë që punojnë për shëndet,

por janë të tillë;

si ata që hajnë n’koritë vetë!

 

T’ardhurat shtetit s’ja tregojnë,

popullin e mjerë e varfërojnë!

Veç për xhepa ata punojnë,

shtetit fondin ja dobësojnë!

 

Gjithçka s’është me para për t’përfunduar,

njeriu paran e ka mbaruar!

Për humanitet betimin mjekët që kishin dhënë,

ca prej tyre sot po e shkelin me dy këmbë!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat