Fotografia

Kultura

Fotografia

Nga: REMZIE RACI REXHBOGAJ Më: 12 shtator 2021 Në ora: 13:56
Ema

Foton tënde Erna

Po e sodis

Të shoh se si je

Një simbol i pashuar

i urtësisë

Përplotë lotë mua më le

Njeriut ia fale mirësinë

e njerëzisë

Ti o Përëndeshë e bukurisë

Fytyrë bukura e hynisë

Ti Erna ngado ishe

engjëll mbi tokë

dhe mb yje je

Si Ti s’kishte kurrë

as që do ketë më

në këtë botë

Ty të kisha rreze dielli

Pamjen e shpirtin

e kishe të floririt

Kjo lartësi e pafund

që kemi tani

Ti dhe Unë

Zemren time

po ma përvelon

Malli e dhembja

po ma trishton.

Gusht 2021

 

E pandarë
 

Më ishe

Pranvera e herëshme

Atëherë

Kur çelnin lulet e para

Edhe tani je

Dhe do mbetësh

Pjesa ime e pandarë

Dhembje e thelle

Në zemrën time

Lotë në sytë e mi

Të pa tharë

Mall përvelus i shpirtit tim

Je ma i bukuri Ylli polar

Që nga dita që të solla në jetë

Zemrën plotë e kisha me Ty

Lumturia rrjedhte si lumë

Nënë mbretëreshë

U ndjehesha unë

Për Ty

Si princeshë të kam rritur

Më ngrohtësi e dashuri

Mish e kockë ishim bashkë

Unë e Ti Erna

Ishimë Një

E kurrë s`do të jemi dy

Gjysma jote është me mua

Gjysma ime është me Ty.
 

Lutjet e engjellit
 

Kur të qajshë mami

Mos lesho zë

Së engjëlli yt nga lart

Të dëgjon

Eh, e qetë s'po mund të pushon

Kur të qajshë mami

Mos lesho lotë

Engjëlli yt të shikon

Nga lartësitë e qeillit

Sytë me lotë

S'po mund t'i shoh

Shpirti im

Të buzëqeshur të do

Nga parajsa

Çdo natë i lutem Hënës

Mallin e dhembjen

T’ia lehtësoja nënës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat