Vetëm hije

Kultura

Vetëm hije

Nga: FITORE HAKLAJ Më: 12 shtator 2021 Në ora: 14:05
Fitore Haklaj

Pa ty mbase

Nuk di as të eci

Kur e kthej kokën

Se di ku ti mbete

Vjen me mua

Edhe kur dielli nuk është

E ndjej hapin tënd

Por shenja nuk më lënë

Në mesin e natës

Të shoh në dritare

Kur bie shi

Më ledhaton në faqe

Sa herë që dua të të takoj

Sillem rrotull e nuk të shoh

Ndalo të lutem

Vetëm një herë

Përballë dua të kam

Edhe sa do mbetësh

Vetëm hije

E asgjë më shumë.

KUR ËNDËRRA TË DESHTI

Shumë rrugë bëri veç për të takuar

Në krahëror njëherë për të shtërnguar

Buzëqeshi aq shumë sa harroj se ku është

Mendoj n'botën e saj, por kjo s'ishte e vërtetë

Ngadalë u largua ëndërra e një jete

Te mbeti vetëm një kujtim e asgjë tjetër

Edhe pse e ngrite zërin për atë dashuri

Ikën çdo ditë nga pak e të le më lot në sy

Nuk u pajtove që u largua ashtu pa mëshirë

E lute aq shumë qe të kthehet të ti

Mjaft moj zemër mos më loto më

Ngrihu në këmbë e vallëzo edhe pa të

Të deshi aq shumë sa ëndërr të dukej

Mondove që është fati e lumturia jote

Sa shumë gabove, ti vetveten e mallkove

Falja Zot at mëkat se nuk di çfarë bën

Mos e lejo të hy askush më në zëmrën tënde

Të gjuajnë më gurë e pastaj ngadalë fshihen

Ec më kokë lart ti o shpirti i bardhë

Një verë do vije e do të puthë mu në at ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat