Monografi shumë-dimensionale për Deçanin me rrethinë

Kultura

Monografi shumë-dimensionale për Deçanin me rrethinë

Nga: Mr. Skender R. Hoxha Më: 12 shtator 2021 Në ora: 20:56
Libri

Në këtë monografi, autori Mehmetaj, vëmendshëm ka filluar me ofriomin e të dhënave që nga Deçani i vjetër e Lloçani me objekt 200 vjet para Kishës së Deçanit, e duke vazhduar në mënyrë sistematike me shënime historike të bazuara e të faktuara për Deçanin dhe katundet që i përkasin administrativisht kësaj komuneje, me karakteristika të veçanta të “Shtatë copë llukave” e të “Shtatë copë Voksheve”, me shtëpitë oxhaçe e me atdhetarët e dalluar të tyre. Një fragment të rëndësishëm të kësaj monografie e përmbledhin Kullat e Deçanit me rrethinë, që janë pjesë qenësore e trashëgimisë sonë kulturore, të ilustruara edhe me foto origjinale të disa tipe kullash, e ku ka pasur mundësi edhe me komplekse kullash, si në Deçan, Llukë të Epër etj. të kësaj treve.Në këto kulla, vë në pah autori se, dikur janë mbajtur kuvende burrash, janë pleqnuar punë e vepra të ndryshme të kohës, në to është vendosur drejtësia, është vendosur për aksione e rezistencë kunër okupatorëve etj. Janë të theksuara këtu institucionet e kohës që rregullonin sistemin shoqëror të Kosovës së asaj kohe, si: Oda e Junikut, Bajraku i Junikut, Kreu i Fisit, Pleqtë e Fisit, Aga i Botushës, mikëpritja shqiptare në këto treva, Sofra tradicionale shqiptare, e radhazi disa kulte të tjera që lidhen me jetën bujqësore e blegtorale tradicionale shqiptare që ishin pjesë e organizimit të jetesës në koëto treva. Autori, të gjitha këto, i ngërthen edhe me botën e florës dhe faunës së këtij kompleksi natyror me karakteristika të veçanta, përfshirë këtu edhe liqenet e lumenjtë që kanë rrjedhat nga Bjeshkët e Deçanit dhe vazhdojnë edhe nëpër rajone të tjera të Kosovës.

Autori Mehmetaj ka prezantuar në këtë monografi historikun e Kishës së Deçanit, për të cilën, që në fillim, thotë se “Kisha e Deçanit ishte e besimtarëve ilirë, arbërorë dhe shqiptarë.”Do të kemi rastin këtu të mësojmë se cilët ishin mjeshtrit shqiptarë që e ndërtuan kishën e Deçanit, si “trashëgimi kjo e kulturës iliro-shqiptare dhe thesar i kulturës iliro-shqiptare,” ku, “Fra Vita Kuçi – Cutii, ishte mjeshtri kryesor që e ndërtoi Kishën e Deçanit, ndërsa piktori i njohur shqiptar Longini e zbukuroi Kishën e Deçanit me piktura e ikona.

zakonet dhe veshjet tradicionale, me veçantitë e tyre, festat pagane, mullinjtë, xhamitë, kishat, teçetë, tyrbet janë prezantuar me kujdes në këtë monografi. Këtu, veë të tjerash, autori thotë se: “Kishat dhe manastiret mesjetare në Kosovë, nuk kanë qenë të serbëve, por kanë qenë të shqiptarëve;” për të shtuar, gjithashtu, se: “sundimtarët “serbë” (Stefan Nimani, , Stefan Deçani, Stefan Dushani etj.) nuk janë serbë, por ishin ilirë-tribalë-shqiptarë skizmatikë.”, (f. 114). Sikunër edhe kishat e vjetra Dardane që kishin vojvodët e vet, ashtu i kishte edhe Kisha e Deçanit vojvodët e vet. “Prandaj, edhe vojvoda i Deçanit e ka përfaqësuar fisin e vet, fisin e gashit, për ta ruajtur manastirin e vet, pronën e vet, Kishën e Gashit.”, (f. 115), ... Dhe: “Kishën e Deçanit e ka ruajtur vojvoda i gashit, sepse kisha e Deçanit ka qenë kishë e Gashit.(...), “Vojvodët e Gashit e kanë ruajtur Kishën e Deçanit që nga ajo kohë e gjer në ditët tona.” (po aty), siç ishin: Dera e Salih Rrustës, Muhamet Lani etj.

Kuvendet, Këshilli i pajtimit, Zona Neutrale e Junikut,artizanatet, turizmi me resurset natyrore, Arsimimi dhe pishtarët e hershëm të arsimit, shkollat, Historiku i fshatrave të komunës së Deçanit,

shpellat, kalatë, veprimtaria e çetave Kaçake me disa figura më të dalluara nga Deçani me rrethinë, Aksioni i armëve (1955 – 1956), Demonstratat e vitit 1981 në Deçan me rrethinë, vrasjet misterioze të veprimtarëve të çështjes kombëtare, rapsodët e njohur të Deçanit me rrethinë, Të burgosurit politikë, Lufta e UÇK-së, Femrat heroina, Kolonizimi i Deçanit, fotografitë e shumta të përcjella me legjenda dhe shpjegime etj., janë tematikat e tjera që autori i trajton në këtë monografi, për t’u formësuar dhe brumosur shumanshmërisht dhe shumëdimensionalisht si monografi shembull.

përgëzoj autorin, duke i dëshiruar shëndet dhe realizim projektesh të tjera librore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat