Shqipëria

Kultura

Shqipëria

Nga: Marsela Koçi Më: 15 shtator 2021 Në ora: 16:57
Marsela Koçi

Nesër do të nisem

Do të shkoj unë larg o toka ime

Bujare ty do të lë pas

Nuk është hera e parë

Që unë po Largohem

Sa herë vij e shkoj

Për ty shumë mendohem

Dua të rri këtu por ti dot s`më ndalë

E braktisim vendin e lëmë duke qarë

O toka ime e bukur ndalem ti

Tani këtu dua të rri me ty bukuri

Erdhi koha të kthehem atje larg tani

Mërgimi i shkretë ma dogji shpirtin

Ma bëri shkrumb e hi

Ikën vitet shpejt

Edhe pse janë shumë

Tokën time s`e harroj

Gjithmonë me mall e kujtoj

Sa herë që do nisem me lot

Në sy largohem

I hedh unë sytë rrotull

Me ty të takohem

Kjo është hera e fundit

Që me Ty po ndahem

Eh toka bujare

Zemrën të ty po e lë për fare

Ti je shumë e hijshme

Porsi zonjë e rëndë bëhesh shumë

Kur do të më ndalosh

otët e mi që s`ndalen për ty

S`pushojnë

Malet si quna të hijshëm

Ngado të rrethojnë

Duket sikur për ty rrinë

Që të të mbrojnë

Fushat bukuroshe mbushur

Trëndelinë nëpër to kullosin

Bagëtia e barinjtë rrinë

Rrinë nëpër hijen e këngëve

Thonë i këndojnë mërgimit

Që ka pushtuar vendin tonë

Një ditë do kthehem unë të ty

Sërish, ti je nëna ime

E bukura për çdo ditë

Të kam gjithmonë në mendje

S`të harroj dot fare

O toka ime dashur

O nëna bujare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat