Rilexime nostalgjike

Kultura

Rilexime nostalgjike

Nga: Bajram Sefaj Më: 18 shtator 2021 Në ora: 12:27
Bajram Sefaj

Lexoj në gazetë “... Hungaria, muajve të fundit, në mënyrë dramatike, ka filluar të demokratizohet: është ndërruar udhëheqja e partisë, me të cilën tashti udhëheq krahu liberal; është legalizuar veprimtaria e partive të tjera; është ndryshuar vlerësimi i ngjarjeve të vitit 1956, është bërë rivarrimi solemn i Imre Nagjit, gjykimi dhe likuidimi i të cilit është gjykuar asjhper; janë paralajmëruar zgjedhjet e lira, kurse partia ka paraparë se do të shkojë në opozitë nëse humb në ato zgjedhje. Hungaria ka vë lidhje të reja me Perëndimin dhe, në disa elemente, të “perestrojkës” së vet ka shkuar edhe më larg se edhe BRSS, dhe nga vetë Polonia, që e para, ka fituar qeverinë jo komuniste...”!

Vështirë hetohen të gjitha këto ndërrime gjatë një udhëtimi të shkurtër natën, nëpër Hungari...

Dhe ja, këtu, në kalimin kufitar midis Hungarisë dhe Çekosllovakisë, gjersa presim me orë të tëra, “kap” dhe e shënoj dilemën “hamletiane” të një maceje të zezë, asht e lëkurë!

Në agun e ditës së re, kur maces dhe tërë natyrës, terri i zhvishet nga lëkura, nga vija e hollë kufitare, macja bën lëvizje plot dilemë. Sa shkon disa metra në territorin çekosllovak, sa kthehet e për disa metra mbrapa, në territorin hungarez.

Kështu nget e hamendet disa herë!

Sipas të gjitha gjasave macja e ka shijuar çorbën (çullin) e të dy anëve. Matanë dhe këtej gardhit. Dhe – asnjëra në këto anë, nuk ka arritur te trashet e majmet cazë. Macja ngel me dilemën e saj hamletiane. Rolin e luan shumë bukur. Pa asnjë gabim. Si shumë njerëz të mjerë, të fatit të saj.

(Shkëputë nga libri “Shpen’ udhëtar¨, Rozafa, Prishtinë - 2014)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat