Politikë dhe strategji kombëtare kundër kulturës shqiptare

Kultura

Politikë dhe strategji kombëtare kundër kulturës shqiptare

Nga: Avni Halimi Më: 18 shtator 2021 Në ora: 20:51
Avni Halimi

Cila ishte pozita kulturore e shqipytarëve të Maqedonisë së Veriut, sidomos pas Luftës së Dytë Botërore e këtej. Si zhvilloheshin kulturalisht shqiptarët e Maqedonisë? Cila ishte pozita e tyre kulturore? Cili ishte qëndrimi i politikës zyrtare ndaj kulturës shqiptare? Cilat ishin politikat kulturore dhe sa i preknin ato interesat kulturore të shqiptarëve?

Gjatë periudhës komuniste, si gjithandej nëpër ish-Jugosllavi, edhe në Maqedoni shqiptarët kaluan nëpër një proces të tmerrshëm diskriminues. Përjetuan presione të papërballueshme politike dhe për pasojë u detyruan të shpëngulen mijëra familje shqiptare fillimisht nëpër viset turke e pastaj edhe nëpër shumë qendra evropiane. Krahas këtyre represalieve, sistemit jugosllav i duhej edhe propagimi i “bashkim-vëllazërimit” i cili ruhej dhe kalitej përmes ventilimeve kulturore amatoreske të rezervuar për “kombësitë”, term ky i shpikur për bashkësitë etnike të cilat sistemi jugosllav nuk i llogariste për komb. Kosova, ndonëse ishte element përbërës i federatës jugosllave, nuk mund të llogariste në pavarësinë e vet eventuale, sepse banohej nga “kombësia shqiptare”, ndërkohë që kombësitë nuk llogariteshin si element shtetëformues. Kombësitë llogariteshin si elementë që e pasuronin diversitetin kulturor të republikës ku banonin. Pra, kultura e një republike ishte e pasur edhe për një kulturë tjetër që i përkiste një kombësie që nuk mund të llogariste në shtetëformësim. Kultura e republikës, apo e popullit shtetëformues, avansohej, stimulohej, subvencionohej, me politika, me plane zhvillimi e me buxhet shtetëror e republikan, ndërsa kultura e kombësive “ruhej e konzervuar”, mbahej ashtu siç ishte që në hapat e para të formimit të shtetit jugosllav. Shqiptarët e ish-Jugosllavisë nuk patën të drejtë të kenë institucionet e veta kulturore nacionale si: operën, filharmoninë, baletin, muzetë, institucionet e zhvilluara për trashëgiminë kulturore, teatrin, filmin. Kjo në planin e politikës federale, ndërsa në planet e politikave republikane situata ishte edhe më e mjerueshme. Racizmi kulturor dukej si në ditë me diell! Diskriminimi federativ u jepte leje republikave për hartime dhe zbatime të politikave edhe më diskriminuese kulturore.

Kapacitetet intelektuale e krijuese të shqiptarëve të Maqedonisë ishin të pakta dhe gjithnjë të survejuara nga “syri i zgjuar” që kishte për detyrë kapjen e nacionalistëve dhe shovenistëve shqiptarë. Pra, censura, autocensura dhe “syri i zgjuar”, elemente këto të pushtetit të egër diktatorial, ndikonin në vetëpërmbajtje intelektuale dhe, për pasojë, në jetën skajshmërisht të varfër kulturore. Të vetmet institucione që prodhonin kuadro intelektuale ishin Shkolla e Normales si dhe Fakulteti albanologjik dhe Pedagogjiku me mbi tetëdhjetë për qind të provimeve në gjuhën maqedonase. Para se të kyçeshin nëpër proceset e vobekta kulturo-arsimore fillimisht i nënshtroheshin përshtatshmërisë ideopolitike. Kapacitetet e tyre intelektuale e kulturore mund të vinin në shprehje në Teatrin e kombësive, në Redaksinë e “Flakës së Vëllazërimit” e cila dy-tri herë në javë botonte gazetën, botonte një revistë periodike për kulturë, shkencë e art, Jehona e Re, si dhe kishte edicionin botues në kuadër të së cilës gjatë vitit botoheshin 4-5 autorë shqiptarë. Shqiptarët e Maqedonisë patën edhe një redaksi radio-televizive me nja dy orë program në ditë ku herë pas herë ndiqnin ndonjë këngë apo valle shqiptare. Pushteti totalitar kishte edhe një mjet tjetër, i cili duke u llogaritur më tepër si atrakcion kulturor, shtonte rehatinë e vet politike duke e trashur “bashkim-vëllazërimin”. Për të gjitha kombësitë në rrafshin kulturor stimulonte themelimin e shoqërive kulturo-artistike, prej të cilëve kërkonte repertoar që do ta pasqyronte diversitetin kulturo-folklorik të kombësive. Këtë politikë zyrtare ishte e detyruar të zbatonte edhe SHKA “Ibe Palikuqi”dhe “Emin Duraku” nga Shkupi, “Xheladin Zeqiri” nga Tetova, “Bajram Shabani” nga Kumanova, e ndonjë tjetër të nivelit skajshmërisht amatoresk. Asnjë nga këto shoqëri kulturo-artistike shqiptare nuk mund të organizonte program kulturo-artistik për shqiptarët e këtushëm pa marrur leje nga policia e vendit. Fillimisht dorëzohej i tërë repertoari i përkthyer dhe i shpjeguar në gjuhën maqedonase dhe tek pastaj, nëse kalonte “gijotinën” e përshtatshmërisë ideo-politike, nëse repertoari ngërthente edhe pikë artistike nga kombësitë e tjera, qoftë këngë apo valle, sigurohej leja për ndonjë koncert amatoresk. Dhe kjo ishte e tërë jeta kulturore shqiptare në Maqedoni, nivelin e të cilës e ngriste paksa në profesionalizëm vetëm trupa teatrore e shqiptarëve që funksiononte në kuadër të Teatrit të kombësive në Shkup.

Përkundër këtyre politikave raciste, përkundër “syrit të zgjuar” të diferencuesit ideopolitik, mund të thuhet se ajo pak kulturë shqiptare që prodhohej atëbotë, ishte skajshmërisht autoktone, burimore, me vlera të përfillshme intelektuale e kulturore. Dhe kjo ishte meritë skajshmërisht individuale e “pehlivanëve” shqiptarë dhe jo përkujdesje shtetërore. Shteti-republika përkujdesej vetëm për degradim dhe shpërfytyrim deri në primitivizëm të kulturës shqiptare.

Sot në Maqedoni është edhe më keq! Nëse dikur kulturën shqiptare në këtë shtet e ngulfaste sistemi politik, sot këtë e bën pushteti maqedonas me politikat e veta diskriminuese në raport me kulturën kombëtare shqiptare. Diskriminimi dhe mohimi i kulturës shqiptare sot për sot është jo vetëm strategji apo program por, obligim dhe detyrë kombëtare maqedonase, e mbështetur në korniza të ndryshme ligjore...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat