Poezi nga Enver Sahiti

Kultura

Poezi nga Enver Sahiti

Nga: Enver Sahiti Më: 19 shtator 2021 Në ora: 13:05
Kopertina

Enver Osman Sahiti , lindi më 11 gusht 1960, në fshatin Budrikën e Epërme. Shkollën fillore katër klasëshe e kreu në vendlindje, ndërsa tetëvjeçaren në shkollën fillore në Radivojc. Shkollën e mesme e kreu në Viti, Gjimnazin drejtimi gjuhësor. Pas gjimnazit, Enveri u regjistrua në Universitetin e Prishtinës dhe studioi për ekonomi, drejtimi financiar. Enver u rrit, u edukua dhe u frymëzua në një familje me tradita për burrëri dhe atdhetarizëm, kohën më të madhe e kishte kaluar në odën e gjyshit në emër të asaj kohe e cila ishte Oda e Agës Feriz. Aty dëgjonte biseda burrash, histori për luftërat, për kreshnikët e maleve te asaj ane në përgjithësi e të Karadakut dhe Anamoravës Edhe Enveri është nip i Mustafë Haxha e Fazli Daut Haxha, që të dy ishin burra me nam në atë nahi dhe bashkëluftëtarë së bashku me Metush Haxhën për krah heroit kombëtar Idriz Seferit.

Aktivitetin e tij prej ekoniomisti e filloi nga vitet 1988-89 në Kooperativën Bujqësore “Agrobudrika” dhe pastaj pas përkeqësimit të situatës politike në Kosovë filloi punën në një zyrë për ushtrimin e detyrës së kontabilitetit për ndërmarrjet private, të cilat ishin të shumta në atë kohë.

Pas luftës në vitin shkollor 1999-2000 punoi një vit si mësimdhënës të gjuhës angleze në shkollën fillore "Nazmi Pajaziti" në Radivojc. Pastaj u angazhua në Kuvendin Komunal të Vitisë në kuadër të drejtorisë të shërbimeve publike, sektori për ndihmë i të zhvendosurve nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe që nga viti 2001 punësohet në Therrtore në Gjilan në cilësinë e drejtorit financiar ku punoi deri në vitin 2008, pra deri në privatizimin e saj nga ana e AKP-së dhe pas privatizimit u detyrua të ndërrojë vend dhe filloi prapë me punën e tij profesionale në Prishtinë në kompanitë prestigjoze si “Nura Group”Sh.p.k.

Përveç aktivitetit në profesionin e tij të kontabilitetit që e ka punë parësore, merret edhe me produksionin e tij muzikor “AFM-Production”,në të cilin, artistët e këngës së mirëfilltë shqipe shpalosin vlerat e tyre kulturore.

Si i ri, nga shkolla e mesme kishte prirje edhe në të shkruar dhe që atëherë kishte shkruar disa vargje, të cilat tani është duke i redaktuar, përzgjedhur dhe duke ia bashkangjitur edhe ca të tjera të shkruara më vonë, me të cilat ka vendosur të bëjë një përmbledhje të këtyre poezive me titullin “Jeta si vale deti”. Kurse me rastin e ditëlindjes së tij të 61të, me 11 gusht 2021, nxorri nga shtypi edhe tri vepra tjera:

Gurët e vendlindjes, -poezi

Plagë e portës së lashtë, -poezi

Dy dekada këngë, -monografi

punon dhe jeton në Prishtinë , por fundjavave perhere viziton vendlindjen ku për të cilen ne seilen permbledhje te tija i ka thurre vargjet me te bukur per vendlindjen.

Cikli i poezieve ;

Flladi i këtij mëngjesi

Sikur flladi i këti mëngjesi

Që m’freskon me atë puhi

Kështu ndjenë kjo zemra ime

Kur kam pranë nipërit e mi.

S’ka më mirë në këtë jetë

Kur shtëpinë e ke plot

Gaz e shend gëzojmë ç’do ditë

Urojmë të jemi për shumë mot.

Lumturi si kjo më t’mirë nuk ka

Kur je i rrethuar me këta yje,

Lutemi përherë nga i madhi Zot

Falenderim dhuratat prej Perëndie .

Përqafim mëngjesi

Të përqafoj me freski vese mëngjesi

Në atë fllad që vjen nga ai afshi yt,

Me ndjesinë e çasteve me ty këtë ditë

Të përqafuar e t’shtrënguar në gushë e në fyt.

Dashuri prej vitesh e ngulitur n’brendi

Sikur qiellit drita që përshkon kaltërsitë,

Në zemrën time ësht një e madhe ndjesi

Dhe i dua mëngjeset kështu për ç’do ditë.

Si valët e detit kur përqafojnë brigjet

Ma atë njelmësi uji buzët i freskojnë,

Si uji i ujvarës rrëpishëm bie nga shkëmbi

E në fund të pellgut së bashku dashurojnë.

Sikur era maleve furishëm kur fryen

Nga dallgët e saja lisat i bën tok ,

Dhe blinajave me shpejtësi ajo kur bie

Me erë dashurie në ç’do vend kundërmon..

Lulet e terasës sime

================

Sa herë më merr etja

Mendja në terasë më rri,

Për ato lulet e bukura

Që kan qelë në saksi.

Do ju ujis pë ç'do ditë

Dhe etjën për t'ua shuar,

Më bëni të ndjehem mirë

Me atë gjelbrim të mugulluar.

Ndjenjë e kënaqësi se sa ju dua

Kur ju ujis dhe flas me ju,

Me ato lule me ngjyra të qelura

Më shtojnë jetën dhe mua.

Si eshkë e ndezur prush

(Për ditën e 10 Prill 1999)

Sot shpirti dhe zemra kumbon

Si eshkë e ndezur prush

As vet nuk di kah t’ia filloj

Edhe sytë me lot më janë mbushë

Më kujton si sot ajo ditë pa kthim

Ku dhe vargjet nuk i thurrë si më parë

Nga ajo ditë ankthi e egzodit që ndodhi

E lam truallin ,oxhakun e të parëve tanë.

Na erdhën korbat në folenë stërgjyshore

Gjakprishur e të tërbuar si ujqërit për gjah

Deri në dhëmbë të armatosur ishin

E ne,! të pa mbrojtur e të lodhur sa më ska.

Na dëbuan dhunshëm hordhitë me 10 Prill

Edhe pse frikën e kishin në palc

Nga avionët e NATO-s që iu rrinin përmbi

Dhe pritej që granatat të iu bien në çast.

Edhe pse na dëbuan nga foleja arbërore

Prap u kthyem në vendin ku kemi lerë

Do i ndërtojmë sërish foletë stërgjyshore

Dhe këtu do jemi autokton për ç’do here.

E bëmë luftën e pastërt dhe me shumë sacrificë

Me forcat e NATO-s që mbështetën UÇK-në

Për të jetuar sot si shtet të lirë në këtë hapsirë

Përherë kujtimet e tilla në mendje do na ngrenë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat