Babë

Kultura

Babë

Nga: Vjollca Muqa Berisha Më: 19 shtator 2021 Në ora: 17:06
Autorja

Kush mundet të ma afroj
Atë ndjenjë sigurie si Ti
Kush mundet vallë
T'më fal atë buzëqeshje të sinqertë
Shpeshëherë të përzier me lot
Askush përpos teje babë
Ti ke ditë çdo ditë si jetoj unë
Duke më mësuar të jem Unë
Shpejt erdhi koha për të kujtuar...
Shpejt ike për të mos i parë më
ato vrimat në faqe sa herë buzëqeshje

Shpejt ike babë
Andaj dhe them vallë...
Të përqafova mjaft
Oh jo ..jo se
Sot as fotografitë
E asgjë s`më plotëson mungesën tënde
E atë ngrohtësi të përqafimit tand babe
Tani po afron edhe përvjetori Yt
Kështu si kjo stinë e ftohtë
Ashtu ndihem
Por.. e di
Babë Ari të thërret ...
Ari po rritet ashtu siç deshe Ti
Po ditët e vitet po kalojnë babë
Zani yt po më ushton në vesh

Duke më shpier në kohët
kur bëje muzikë e këngë për ne
Ne ishim dëgjuesit tu më të mirë
Shpesh qaj...e kujtoj babë
Unë vajza jote shumëherë
e pabindur e kokëfortë në vendimet e mia...
Unë që kam nevojë për Ty
U prehsh i qetë në parajsë.

 

NËNË
Jo që nuk më mungon herave tjera
por sot ngela duke mendue
Je aq e dashur
Përballon gjithçka...
Beso... shumë shpesh mundohem
të hyj nën lëkurën tënde..
Kushedi sa lutesh për ne..
të përlotën sytë ndoshta
por ti je e vetmja nënë...
dhe jam bija jote
që të flas me kaq mall...
Nuk mund të këtë tjetër ...
pos fëmijës tënd
Të të kujtoj qoftë me një buzëqeshje..
Paq shëndetin.. dhe ne do na kesh sigurt
ashtu siç dëshiron…
Je nënë me zemër të madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat