Buzë Rheinës

Kultura

Buzë Rheinës

Nga: Neki Lulaj Më: 19 shtator 2021 Në ora: 19:55

Brigjet e Rheinës i shendrrisin neonet

Me trokun e kalit anija çan valën

Motoret relike ujin stërkalojnë

Mërgimtarët e trishtuar sodisin natën .

Gurgullojnë sonte fjalët tona mes përëndimit

Nën këta yje të zbehtë nate.

Duke pritur në korridoret e durimit-

Zhdukjen e kësaj pandemije me ngulfatje

Sikur lenurësja zogun e dashurisë

Po dehem këtyre brigjeve deri ne thellësi

Për kitarën nën hijen e Plepit

Për Kanjushën e bardhë qe fluturon për bri.

Nuk jam Titanik fsheur në fund të oqeanit

As kitarë e harruar në arkën e nanës

Jam biri Dardan i Lokemadhës

Që vargut ia pi djersën e ia jap gjakun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat