Ti, poezi...

Kultura

Ti, poezi...

Nga: Zymer Mehani Më: 20 shtator 2021 Në ora: 08:08
Zymer Mehani

I jep jetës ritëm
E luleve aromë
Je vesë në agim
Mbretërofsh gjithmonë

Gonxhe trëndafili
Thëllim i dëshirave
Fjalë dhe besë e dhënë
Varg i psherëtimave

Jehu i mallit je
Vrulli i rinisë
Ti je stina ime
Dlirësi e lirisë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat