Do të jemi, Shqipëri!

Kultura

Do të jemi, Shqipëri!

Nga: Xhelal Hoxha Më: 22 shtator 2021 Në ora: 08:56
Xhelal Hoxha

“Ju gati se më ngjani, e më jeni sinonim,
me njeri-tjetrin, dhe binom pran njëri-tjetrit:
Me të mirat dhe me të këqijat, humane e njerëzore

Si të themi, apo, si t’i quajmë anonim?
Ngase më ngjani, me të gjithë të tjerët; të mbështetur në mur.
Jeni ashtu sikurse vet ne; me këto vuajtje, brenga,

Dhe me halle e derte të përbashkëta, të jetës sonë,
që kishim dhe që kemi, sot dhe dikur”!...

 

Ju më ngjasoni mua njëjtë, si dikur edhe sot...
Në Kosovën tonë të përbashkët stoike e heroike
Kështu siç ishim, jemi të tundur e të shkundur, në shi e në borë !
Për këtë tonin atdhe, që shpeshherë, e lamë krejt nën harresë,

Në çdo kohë, që siç duket haptazi, gati sa s’u bëmë horë...
Fatkeqësisht e mjerisht, asnjë herë në jetë, nuk na është bërë vonë

Megjithatë, ne kurrë nuk u mësuam dhe s’u vetëdijesuam,
për t’u çliruar, nga vetvetja e jonë!...

Kosova, unë, ti , dhe çdo tjetër njeri...
Bashkë me flamurin tonë kuq e zi;
Kur t’i lëmë inatet, hasmëritë, vëlla-vrasjet,
hajnitë, urrejtjet, jo dashuritë, dhe xhelozit në mes veti;

Ne do të kemi unitet, vlera dhe hijeshi:

Atëherë kur këto njësime, epitete të përbashkëta,

Dhe të kultivuara, i bashkojmë në një;
Ne Shqiptarët gjithsesi e medoemos:
Do të kemi, dhe do të jemi, SHQIPËRI!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat