U nda nga jeta dhe shkoi në amshim Fatmir Hyseni, njeri ndër intelektualët e denjë të Karadakut

Kultura

U nda nga jeta dhe shkoi në amshim Fatmir Hyseni, njeri ndër intelektualët e denjë të Karadakut

Nga: Halim Hyda Më: 23 shtator 2021 Në ora: 15:41
Autori i shkrimit, Halim Hyda

Me 23.09.2021 u nda nga jeta dhe shkoi në amshim njeri ndër intelektualët e denjë popullit të kësaj ane dhe anëtari më i vjetër i shumë forumeve aty ku mblidheshin organizoheshin dhe vepronin inetelektualët e kësaj ane nga Gjilani, Presheva e Kumanovë – Likovë Fatmir Hyseni.

Profesionist dhe intelektual i palodhshëm dhe i dëshmuar në punë e në përgatitjet përkushtuar me tërë energjinë profesionale dhe intelektuale për të qenë në shërbim permanentë me nxënësit koleget dhe rininë. Gjenerata të tëra do ta mbajnë në kujtesë për punën e palodhshme, për paraqitjen, qasje në punë dhe ngritjen e nivelit në përkushtimin e mirëfilltë të rinis sonë. Do të kujtohet në mbamendjen tonë dhe të shumë gjeneratave duke filluar nga Gjilani, Luginën e Preshevës, në komunën e Kumanovës e të Likovësd he më gjërë në Maqedoni.

Lindi me 20.09.1949 në fshatin Mateḉ komuna e Likoves, në një familje me vetëdije dhe ngritje të lartë kombëtare të ndershme dhe atdhetar të pa-luhatur dhe te palodhur në vijën komëbtare të dëshmuar brezi pas brezi. Shkollën fillore e kreu në Mateç, ku u dallua si nxënës me kapacitet të lartë,shollen e mesme në gjimnazin Skënderbeu ne Presheve studimet në fakultetin e Prishtinës si student i dalluar.

E deshi arsimin, kulturën, artin dhe rininë me se shumti, andaj i dha vetës detyrë që si i ri, qysh në vitet 1970-ta t`i kthehet fshatit të vet Likovës dhe rrethit të Kumanovës me dy diploma fakulteti për gjuhen shqipe dhe gjuhen frënge.

Pas diplomimit me entuziazëm të lartë për të kontribuar në mesin dhe rrethinën e Likovës pranohet si profesor i gjuhës frënge dhe i gjuhës shqipe në profesionin e mesimdhënësit/profesorit plot 4 dekada punë e palodhshme plot elan, entuziazëm dhe zellin e atdhetarit, patriotit, edukatorit, intelektualit, me profesion ekspert i gjuhës frënge dhe asaj te gjuhës shqipe, pas viteve 1980-ta punoi si profesor në Paris për historinë dhe kulturën shqiptare.

U nda nga jeta dhe u varros në Mateç të Likoves, më 23.09.2021, gjegjësisht sot u përcoll me respekt dhe nderime më të larta nga familja e tij e cila pas tij numëron shumë diploma akademike që çmohen dhe dëshmohen nëpër shumë institucione më të larta akademike si dhe nga ana e shtresës intelektuale, politike dhe qytetarëve nga ana e Gjilanit, Preshevës, Bujanovcit, Kumanovës/Likoves dhe nga pjesa perëndimore e Maqedonisë Veriore.

Fatmir Hyseni i takon plejadës së parë të profesorëve të diplomuar qe u kthyen nga Universiteti i Prishtinës si të parët të përgatitur e të brumosur me njohuri, përgatitje, ngritje dhe profesionalizëm të vërtetë nga ,,Gjimnazi i Preshevës,, dhe ,,Universiteti i Prishtinës ,,.

Gjithnjë ishte i përkushtuar për ta dhënë maksimumin e tij në çdo kohë po edhe në kohën e lirë nuk mund të largohej nga profesioni dhe të pushojë. Ishte i dhënë pas takimeve, konsultimeve dhe organizimeve me gjeneratat e reja deri në pafund. Gjithnjë thoshte se ne ia kemi obligim kombit të bëjmë atë që na e lanë të paret e kombit duke filluar nga Skënderbeu, burrat ne Lidhja e Prizrenit, e shumë e shumë tjera, duhet ta bëjmë të pamundurën për ta ngritur shoqërinë dhe rininë në piedestalin më të lartë. Gjithnjë thoshte dhe vepron tepër ta ngritë këtë popull përmes kulturës edukimit dhe arsimimit në të gjitha lëmitë e jetës duhet punë permanente, angazhim dhe vetëmohim dhe nëse jemi munduar për të bërë diçka sot nesër do të vlerësohet dhe çmohet nga gjeneratat e reja se sa kemi bëre dhe kontribuar për mesimdhënien dhe këtë rini të artë që kemi.

Fatmir Hyseni tani i ndjeri gjatë tërë jetës u mundua për cilësi sa më të lartë të jetës dhe ngritjes se nivelit arsimor në shkollat tona duke ofruar ndihmë konkrete përmes organizimeve të ndryshme ligjëratave dhe seminareve etj. Ishte jashtëzakonisht aktiv edhe në organizimet tona. Gjithnjë ishte i preokupuar për të dhënë kontribut konkret për t`i shtruar dhe zgjidhur drejt të gjitha çështjet në të cilat hasën rinia jonë shkollat nxënësit dhe kolegët.

Fatmir Hyseni gjithnjë në rend të parë kishte ngritjen e arsimit dhe edukimit në nivelin e duhur atdhedashurinë e kishte në zemër, vendosmërinë, fisnikërinë, besnikërinë, sinqeritetin, dhe rigorozitetin në punë. E deshi atdheun dhe kombin më shumë se çdokush duke e dhënë kontributin maksimal më tërë potencialin e tij intelektual moral fisnik dhe edukativ që e kishte burimin nga një familje me traditë të lartë intelektuale dhe vetëdije kombëtare.

Kurrë nuk pati dilemë të ndalet dhe pushoje nga aktiviteti i tij me rininë dhe rrethin por ishte në anën e unitetit kombëtar, dhe mbrojtjen e atdhedashurisë me bindje të thellë se vetëm me punë mundet të ndryshohen gjërat në këtë vend.

Ne na mbetet obligim moral qe të gjithë miqtë shokët dhe kolegët e tij, do ta përkujtojmë me respekt larte dhe krenari të veçantë këtë intelektual të rrallë qëe kishte Kumanova/Likova dhe rrethina, punëtor i palodhur, në edukimin e drejtë gjeneratave të reja si atdhetar i madh, i cili për ne ishte udhërrëfyes me vyrtyte të larta dhe të pastra kombëtare dhe njerëzore.

Kontributi dhe përkushtimi i tij në procesin e përgjithshëm edukativo/arsimor dhe shoqërori mikut tim Fatmir Hyseni, janë dhe do të mbesin pavdekshmëri.

Kisha nderin të jemi bashkë shumëherë dhe në shumë lami të zhvillimeve shoqërore në RMV dhe të mësojë shumë nga një intelektual i cili gjithnjë dhe pa u lodhur ishte i dhënë në shërbim të gjeneratës së re, popullit dhe rinisë në kuptimin e plotë të fjalës.

Krenari dhe bujarie familjes Hyseni, rrethina e Kumanovës, Likoves, Lugina e Prehsevës dhe mbarë kombi që e kishim.

Lavdi jetës, dhe veprimtarisë së tij.

I përjetshëm qoftë kujtimi për intelektualin-patriotin e popullit .

nderuari miku im dhe shoku i shumë gjeneratave të qoftë i lehtë dheu, Zoti i madhërishëm të shpërbleftë me xhenet, kurse familjes Hyseni dhe më të afërtit, miqve dhe shokëve të tuaj, Zoti ua dhashë durimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat