Anulohet ceremonia e Çmimit Nobel, për shkak të pandemisë

Kultura

Anulohet ceremonia e Çmimit Nobel, për shkak të pandemisë

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 18:42
Foto ilustrim

Edhe këtë vit, ceremonia e Çmimit Nobel u anulua. Fondacioni Nobel njoftoi se laureatët do të shpërblehen në vendet e tyre.

“Të gjithë donin që epidemia e COVID-19 të përfundonte, por ne nuk jemi ende në këtë pikë. Fituesit e Nobelit do të marrin çmime dhe medalje në vendet e tyre këtë vit, ashtu siç bënë vitin e kaluar”, tha presidenti i Fondacionit Nobel, Lars Heikensten.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve, e cila mbahet çdo vit më 10 dhjetor, u anulua për herë të parë në pothuajse 60 vjet vitin e kaluar për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Përpara COVID-19, Çmimi Nobel u anulua për herë të fundit në vitin 1956 në shenjë proteste kundër pushtimit sovjetik në Hungari, raporton reuters.

Ndryshe, ceremonia nuk u mbajt gjatë Luftërave të Parë dhe të Dytë Botërore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat