Kush ishte Destan Sejdë Budrika

Kultura

Kush ishte Destan Sejdë Budrika

Nga: Enver Sahiti Më: 25 shtator 2021 Në ora: 17:51
Enver Sahiti

Destan Sejdë Budrika - U lind në Budrikë të Epërme dhe rrjedh nga një famlije e Tahiragëve e cila ishte njëra ndër familjet më të medhaja të kohës por edhe sot dhe e cila ka një autoktonitet të lashtë dhe me tradita kombëtare dhe shumë e rrespektuar në rrethin e gjere. Familja e Tahir Agë Budrikës përherë ishte një familje por edhe me famuljet e tjera dhe e cila vazhdimisht kishte për qëllim luftën e vazhdueshme gjat periudhave të ndryshme kohore ndaj ç’do pushtuesi duke filluar nga Perandoria Osmane e deri në ditët e Sotme. Nga kjo familje kishte personalitete të kyqur përherë dhe në aktivitet të vazhdueshme në luftë për çlirimin e trojeve, ku mund të theksojmë të parët e tijë siç ishin Tahir Budrika , pastaj Sejdë Tahir Budrika dhe vëllau Destanit Nazim Sejdë Budrika i cili ishte pushkatuar nga rezhimi hegjemonist sllav, dhe gjithashtu edhe vet Destan Sejdë Budrika si intelektual i kohës që ishte, ai u angazhua për çështjen për çlirim e trojeve dhe aktivitetin e tijë politik duke qe i pa kenaqur me veprimtaritë tjera politike e vazhdoi përms organizatës ONDSH, dhe në fundë edhe i burgosur me 9 vite e disa muaj burgim nga viti 1946 deri në vitin 1955.

* “Që nga koha e turqisë ne periudhen e fundit sidomos gjat kohës së veprimtarisë së Heroit Kombëtar Idriz Seferit, dhe pas suksesit të kryengritjes së përgjithshme të vitit 1912, në Gjilan formohen organe vendëse të pushtetit, e një organ i tillë ishte edhe Komisioni - Këshilli Popullor, në krye të të cilit ishte Idriz Seferi. Këshilli i Gjilanit duke parë se situata ishte shumë serioze dhe se ndodhej para një rreziku të madh, mori edhe masa për të përgatitur popullsinë. Një nga masat e marra ishte edhe pajtimi i ngatërresave e hasmërive në gjithë Kazanë e Gjilanit. Nga fundi i shtatorit vitit 1912 u mbajt edhe një kuvend i gjithë prijësve të Kazasë, në të cilin u lidh besa për ndërprerjen e hakmarrjeve dhe faljen e gjaqeve. Për sigurimin e besës u zgjodhën katër njerëz të shquar të kësaj ane: Idriz Seferi për Karadak, Ahmet Aga i Myftinisë dhe Tahir Budrika për Moravën e Epërme, si dhe Murat Bilalli nga Bresalci për Moravën e Poshtme.” (Nga :MONOGRAFIA E GJILANIT -nga shumë autor , Emin Selimi- Gjilani gjatë viteve 1912-1918 Gjendja në Kosovë në prag të Luftës së Parë Ballkanike)

** “Me kapitullimin e Italisë, forcat e djathta nacionaliste të Kosovës për të mbrojtur interesat kombëtare nga depërtimi dhe kthimi i pushtetit jugosllav formuan organizatën politiko ushtarake, Lidhja II e Prizrenit, Kuvendi Themelues i të cilës u mbajt më 16 shtator në Prizren. Midis 42 delegatëve, që morën pjesë në Kuvendin Themelues të Lidhjes 165 II të Prizrenit (më 16-19 shtator 1943), nga nënprefektura e Gjilanit qenë Mehmet Devaja dhe Esat Berisha. Esat Berisha u zgjodh edhe anëtar i KQ të Lidhjes II të Prizrenit, ndërsa në Kuvendin Kombëtar të Tiranës (në tetor 1943) Gjilanin dhe rrethinën e përfaqësuan: Mexhit Gjilani, Haqif Tetova, Esat Berisha, Sejd Budrika, Ramiz Halimi-Cernica, Jakup Karaçeva, Hafez Kallaba, Mumin Jakupi, Zek Imeri, Muhamet Sheh Pasha etj. Në Gjilan vepronte edhe Komiteti i rrethit të Lidhjes II të Prizrenit, që më 14 gusht 1944 kishte këtë përbërje: Mehmet Gjilani, Iljaz Gjinolli, Sylejman Ashkiu, Kapiten Bajram Hoxha dhe Mehemt Okllapi. Më 1944 funksiononte edhe Komiteti i Kosovës për Rrethin e Gjilanit, me në krye Sejd Budrika deputet i Jugosllavisë së vjetër, ndërsa arkëtar ishte Ramush Osmani (Nga :MONOGRAFIA E GJILANIT -nga shumë autor)

Image
Destan Sejdë Budrika

*** Formimi i Organizatës Nacional Demokratike Shqiptare (ONDSH) Në këto rrethana të reja të krijuara (1945), Kosova dhe shqiptarët fituan një status inferior në krahasim me republikat dhe me popujt e tjerë të Jugosllavisë, prandaj, zemërimi i tyre ishte krejt i natyrshëm, dhe atë zemërim filluan ta manifestonin në mënyra të ndryshme të organizimit. Populli shqiptar u hodh në kryengritja, ku pastaj partizanët e Titos e shuan me gjak këtë kryengritje dike vrarë internu burgosë shumë shqiptar në të gjitha anet e vendeve me shumicë shqiptare njëashtu edhe në rrethin e Gjilanit. Nga një formë e hapur e luftës, ata u detyruan të kalojnë në ilegalitet dhe të formojnë organizata ilegale politike patriotike shqiptare për bashkimin e trojeve shqiptare. Një ndër këto organizata që bëri bujë pa dyshim ishte Lëvizja Nacional Demokratike Shqiptare ( LNDSH) në Kosovë, Maqedoni dhe në vise të tjera shqiptare në ish- Jugosllavi

Në pranverë të vitit 1946, në Gjilan u formua Komiteti i Rrethit i ONDSH-së, i cili në mënyrë të drejtpërdrejtë ishte i lidhur me Komitetin Qendror të ONDSH-së në Shkup. 200 Vlen të spikatet se në këtë komitet ishte përfshirë një numër i madh i intelektualëve të asaj ane, një pjesë e madhe e tregtarëve dhe një numër i konsideruar i nëpunësve, që punonin në organet shtetërore, se fundja, edhe në Programin e ONDSH-së, ishte e cekur se sa më shumë anëtarë të ONDSH-së, të futen në radhët e Partisë Komuniste, të pushtetit, aq më lehtë do të zbulohen qëllimet e pushtuesit. Do theksuar se anëtarë të Komitetit Qarkor të Gjilanit ishin: Myderriz Haki Taib Efendiu (37 vjeç.), Hamdi Berisha (20 vjeç.), Maliq Sahit Çollaku (38 vjeç), Mumin Jakupi (30), Ramadan Agushi (26 vjeç), Jakup Malisheva (40 vjeç), Arif Salihu- Rogaçica (40 vjeç), Mulla Riza Osmani ( 42 vjeç) dhe Destan S. Budrika (33 vjeç). Nga radhët e kësaj kryesie, dy ishin edhe anëtar të KQ të ONDSH-ës në Shkup si Myderriz Haki Taib Efendiu dhe Hamdi Mulla Ymer Berisha. Në mënyrë mjaft aktive veproi edhe Komiteti Demokratik i Rinisë Shqiptare, i cili kishte shtrirë aktivitetin e vet deri në fshatrat e Dardanës (ish- Kamenicë). Këtë komitet e udhëhiqnin Hamdi Berisha, Haki Efendi Sermaxhaj, Ramadan Agushi, Destan Budrika, Jakup Malisheva etj

Pas shpartallimit të grupeve thuaja ilegale të NDSH-së nga forcat titiste sllavo shoveniste dhe urrejtjen qe kishin ndaj shqiptarëve ata filluan të I ndjekin të gjithë dhe aaritën që disa nga ta 37 persona që dolën para gjyqit, 32 patriotë u dënuan me vite marramendëse burgimi. Njëri prej tyre, Hamdi Berisha, u dënua me vdekje (pushkatim), pesë të tjerë u liruan nga aktakuza. Vlen të përmendët se gjykimi i tyre nuk u mbajt në gjykatore, ku zakonisht mbaheshin gjykimet e rëndomta, por ky proces gjyqësor u mbajt në sallën e edukatës fizike të Gjilanit, që quhej ―Sokollana. Për 31 vetaishte edhe Destan Sejdë Budrika , ku të gjithëve iu shqiptuan gjithsej 427 vjet burg ose mesatarja për çdo të burgosur ishte 10 vjet e 8 muaj e 4 ditë. Mosha mesatare e të dënuarve ishte 30 vjet e 25 ditë, çka do të thotë se ishin në moshën më të mirë, kur mund të kontribuonin si në aspektin familjar po ashtu edhe në aspektin kombëtar. Shumica e të dënuarve ishin intelektualë, 11 vet;, ishin nëpunës, mësues-1, tregtarë- 8 vetë, librar- 1, ishte 1 hoxhë, 1 kryetar i Këshillit popullor, 2 punëtorë, 4 bujq, 1 kafexhi, 1 saraç, 1 mekanik.Të gjithë tëburgosurit i shpërndajnë në burgjet nëpër tërë teritorin e Jugosllavisë e ndërsa Destan Sejdë Budrika pas burgut të Gjilanit e transferojnë në burgun e Mitrovicës së Sremit.

Bisedë me Suzana ismajli-matoshi e bija e Destan Sejdë Budrikës

-Pasi që familja kishte marrë rregën për në Sremska Mitrovicë për ta vizituar në burg edhe pse ata të burgut e kushtëzojnë që i burgosuri me vizitorët duhej të fliste në gjuhën serbo-kroate , edhe bashkëshortja ishte me dy djem dhe e dinte mirë gjuhën serbo-kroate, Destan Budrika nuk pranoi të takohet me familjen në burg vetëm e vetëm të mos fliste gjuhën serbe me gruan dhe femijë.

- Destan Budrika në burgun e Mitrovicës së Sremit ka qëndruar prej vitit 1946 deri në vitin 1955 , por asnjëherë nuk e ka hequr plisin nga koka. Drejtoria e Burgut në momentin që kishte caktuar seancë për të njoftuar të burgosurit kujt dhe sa iu kishte hequr-amnestuar vitet të mbajtjës së denimit me burg, aty në atë regjistër për amnestim e kishin radhitur edhe Destan Sejdë Budrikën . Por në momentin kur i marrin rojet e burgut dhe i nisin për në sallën ku iu komunikohej amnestia, ata e detyrojnë që ta heqë plisin pasi që duhet të dalë para trupit gjykues. Por këtu Destan Sejdë Budrika nuk pranoi ta heqë dhe i anulohet amnistia per dy vite që ia kishin menduar.

-Rikthimi i familjës së Destan Sejdë Budrikës në Budrikë për të jetuar pasi qe në Gjilan ku ishin duke jetuar familjes iu pa mundësua qëndrimi sepse fëmijet ishin të vegjël dhe i tërë farefisi dhe vëllezerit Aga Destan i kishte në Budrikë dhe per shkaqe sigurie rikthehen në shtepinë e vjetër të babait Sejdë Budrika dhe aty jetojnë deri sa kthehet Destani nga burgu që qëndroi më shumë se 8 vite. Gjat kësajë periudhe , në momentin që e morrën në vuajtjen e denimit e kishte lënë bashkëshorten me dy djem dhe gruan shtatzënë. Ku mandeji lindi një vajzë që e pagëzuan me emrin Syzana e cila kur i mbushi 5 vite aksidentalisht ndërroi jetë nga fatkeqësia që ndodhi. Ajo ishte 5 vjeqe por vazhdimisht priste te dera e oborrit se kurë do i vinte i ati nga larg, nje ditë shkon me njerëzit e shtëpisë ku ata shkonin për të i bërë punët e fushës dhe Syzana bie nga qerrja që ishte e ngarkuar me bare të thatë – sanë e cila nderroi jetë dhe iku nga kjo botë me mallin e babait të sajë e të cilin asnjëherë nuk e kishte njohur e as parë. Në vitin 1955 i lindë edhe një vajzë tjetër e të cilën e pagëzojnë po me të njejtin emër Syzana, e cila u rrit zhvillua shkollua dhe ështe e martuar dhe ka krijuar një familje të mrekullueshme me Hafiz Matoshin nga Gjilani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat