“La Casa de Papel”, publikohet traileri i sezonit përmbyllës të serialit

Kultura

“La Casa de Papel”, publikohet traileri i sezonit përmbyllës të serialit

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 16:31
“La Casa de Papel”

Netflix ka publikuar një pjesë nga trajleri i sezonit përmbyllës të serialit “La Casa de Papel”, duke zbuluar tensionin e madh midis ekipit, prërmes një traileri.

Sipas Variety, “La Casa de Papel”, e njohur edhe si “Money Heist”, do të nisë pesë episodet e saj të fundit më 3 dhjetor.

Netflix theksoi se seriali është drama më e shikuar jo në gjuhën angleze, e cila është parë nga 180 milionë familje në botë.

“La Casa de Papel” flet rreth një grupi grabitësish, të cilët vendosin të hyjnë në monedhën spanjolle për të vjedhur miliona euro. Suksesi i serialit vazhdon të jetë i njëjtë si në ditën e parë, që nisi trasmetimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat