Dashuria në rrugë

Kultura

Dashuria në rrugë

Nga: Atdhe Geci Më: 6 tetor 2021 Në ora: 10:21
Atdhe Geci

E dashur, je e pangjashme me ato që

i kam njohur,je e pangjashme me ato

që  unë  i kam dashuruar, t´i si ngjan

asnjëres  që unë  një kohë i adhuroja.

Shpirt, je një  e  veçantë në vallëzim;

je mbi të  tëra  drithijet e kohës sime,

je maja e të gjitha esencave të luleve.

Ardhje, sytë tu janë aq të bukur e aq

tërheqës sa shikimet  t´ua  i dëgjoj si

muzikë, poezi, dhe  s´i  çaste krijimi.

O ti, e ndjej s´e nuk qenkam vonë, të

dashuroj  një  grua  që  më dashuron

jam i lumtur që  jam  një i dashuruar

dhe vdektar i një dashurie  që  e dua.

Ardhje, dashurinë ti din ta ndash me

të tjerët, se je grua  me hire të kohës    

dhe di ta qëmtosh  atë që ty të çliron.

Shpirt, dashurisë ka kohë  që  i kanë

dalë  fjalë  të liga, fjalë thashetheme

zemër, le të mbushen udhët me fjalë

ty do ta jap gjakun e këngës sime, se

thirrije kam nga fara e brenda dheut,

dashuri, përqafohu  kudo  që  të jesh!

 

Atdhe Geci - Dortmund, Gjermani, 2021

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat