Je margaritar

Kultura

Je margaritar

Nga: Zymer Mehani Më: 7 tetor 2021 Në ora: 09:39
Zymer Mehani

Të Shqipërisë BASHKIM....

E pate ideal

Shpirtin sa një mal.

 

BASHKIMIN e Kombit

E pate synim

Zemrën plot guxim.

 

Kosovën shqiptare

E pate dashuri

Që t'rritet n'liri.

 

Atdheu i bashkuar

Jo i ndarë në copa-

Ishte ëndërr jotja.

 

Malet e atdheut

Pa arinj e derra

I doje përhera.

 

Fushat e paanë

Lulëkuqet përherë

Për ty kishin vlerë.

 

Qiellit të atdheut

Shqipja n' fluturim

Ish yti gëzim.

 

Në t'atdheut altar

Je margaritar

I vërtet shqiptar...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat