Ngricë nga demonët e kohës

Kultura

Ngricë nga demonët e kohës

Nga: Remzi Limani Më: 7 tetor 2021 Në ora: 20:18
Remzi Limani

Bardh Lecin dua ta njoh edhe si prozator, por, kësaj radhe, do të flas për poezinë e tij, e cila rrjedh mes paradosë që flet ndryshe nga tradicionalja dhe lirikës moderne, e cila shpërfaqet në tablonë e një narracioni figurativ, me të cilën nëpërmjet të veneruarave në shoqërinë tonë, na jep një pasqyrim të të bëmave dhe pangopësisë së njeriut në fron.

Mbi këtë aksiomë të qëndrueshme, poeti respektiv, i shqetësuar vargëzon të ligat e kohës dhe njeriut të kohës, e cila pa të drejt na është bërë lak në fyt. Për këtë na thotë:/Edhe këtë ditë, enden si barrë e rëndë,zhurmat e fëlliqura,

e poteret e vlerësimeve të padrejta./Hadërmbetje xheloze me majoneta vrastare,

asnjë pendesë,asnjë tërheqje,

njeriu më i vogël,fjala më e pa peshë./Në kthina,në vila luksoze,

në bodrume të nëndheshme

shesin trupin e tyre me rend,

prostituta,kurtiziane,

gra të ashtuquajtura besnike,

misse....,misse.....,

që dehen deri në agim,

mbi trupat e barkmëdhenjëve zaptues,

për medalje të tjera të nesërmen./ Pra, strukturën poetike, z. Leci e ndërton mbi të vërtetën, e cila sëmbon në kraharorin e tij, duke u shndërruar në një shkundje drit, regetimë zemre, e cila sikurse te poeti, luhatej edhe tek lexuesi i vëmendshëm, për ta kuptuar barrën e një kohe të rëndë, që s'lëviz dot - pa mendjet e paqta, që nxjerrin lotin nga gurët e sinorëve, të cilët kanë zënë të lëvizin nga dora tinëzare... Së këndejmi, poeti ynë, Bardh Leci, gjakon për kohën dhe zbrazëtinë e saj vajtuese dhe na thotë:/ Në kullën e të parëve/hardhija e egër,harlisun hedh shtat,

deri te oda e burrave,

bash sipër tek çardaku me qilim,

te dhoma e të urtëve,

bosh.......,bosh........,

zbrazëti që vallëzon në vetmi./Këtu pra, boshllëkun e zë fjala e poetit, i cili, nën dhëmbë mban dhimbjen dhe trishtimin e një kohe, të cilës këmisha nuk i bie tamam...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat