Në Prizren me 6 verdhor(tetor) 1968 u jetësua kundërshtimi i parë (demonstrata e parë ) në Kosovë

Kultura

Në Prizren me 6 verdhor(tetor) 1968 u jetësua kundërshtimi i parë (demonstrata e parë ) në Kosovë

Nga: Abas Fejzullahi Më: 7 tetor 2021 Në ora: 20:21
Abas Fejzullahi

Një sqarim i shkurtër, para se të kujtohet e trajtohet shkurtimisht Kundërshtimi i parë (Demonstrata e parë) në Prizrenin historik më 6 Verdhor(Tetor) 1968.

Më 8, 9 e 10 Korrtor(Korrik) 1945 në rrethana të shtetrrethimit dhe kontrollit ushtarak u mbajt mbledhja e Këshillit Krahinor për Krahinen Autonome për Kosovë e Dukagjin(ndërsa për pushtuesit Serbo-sllav quhej Krahina Autonome e Kosovës dhe Metohisë –KAKM, kuptohet pa autonomi, por, në robri të plotë që rrjedhat e ngjarjeve të më vonshme dëshmojnë me të dhëna e dëshmi të mjaftueshme, që me dhunë e përmes kërcënimeve, Ju bashakngjit Kosova  Serbisë Federale si pjesë përbërse..!

Delegatët që kundërshtuan këto vendime u burgosen dhe u zhdukën..!

Menjëherë pas kësaj mbledhje filloj të jetësohen në jetën e përditëshme të gjitha elaboratet dhe programet e KOS (Kishës Orthodokse Serbe) dhe akademikëve si Vaso Çubrilloviqit, Ivo Andriqit dhe Ivan Vukotiqit etj.

Image
Foto dëshmi nga libri i Mikel Ndrecës fq 24.

Viti 1948 në popull njihet si viti i URISË dhe i vdekjeve nga URIA, nga se pushteti, hambaret me drith e magjet me miell ua lanë that,pas asnj kokërr miser e grur dhe pamiel as për një bukë, se sipas pushtetit ishin TEPRICA për shqiptarët dhe pushtetit i duheshin..!

Sipas planeve dhe programeve, vazhduan burgosjet, keçtrajtimet dhe dënimet e organizatorëve si të NDSH (Nacional Demokratikës Shqiptare) etj, shpifni e shpiknin procese gjyqësore siç ishte Procesi i Prizrenit  dhe Aksionin e mbledhjes së armëve në vitin 1955-1956, ku u keçtrajtuan, shumë shqiptar, nga pasojat e dhunës fizike dhe psiqike që shumica mbeten të pa aft tërë jeten ose vdiqen gjatë keqtrajtimeve ose më vonë..!

Të gjitha bëheshin me qëllim për t’u shpërngulur për në Turqi sipas marrëveshjes që kishte bërë aso kohe  Jugosllavia me shtetin Turk..!

Image
Foto dëshmi nga Libri i Mikel Ndecës 87 vjet terror dhe gjenocid shtetëror (1912-1999)

Foto dëshmi nga Libri i  Mikel Ndecës  87 vjet terror dhe gjenocid shtetëror

 E gjithë kjo dhunë për shfarosjen e shqiptarëve në Kosovë mbikqyrej nga Aleksandër Rankoviqi Minister i Punëve të Brendshme në Federatën Jugosllave dhe bashkëpunëtoret e tij në bashkërenditje të veprimeve mes KOS dhe LKS,AASHS..! Kryeçetniku Aleksandër Rankoviqi është dekoruar me Dekoratë të lartë gjatë kohës së LDB-re nga udhëheqësia  Shqiptare e Shqipërisë  në Tiranë..!

Kështu që:

Shqiptarët në vazhdimsi kanë qenë të detyruar me bërë kundërshtime ndaj pushtuesëve, sipas mundësive dhe rrethanave ekzistuese, për të mbrojtur ekzistencën e qeniesë së tyre bilogjike dhe kombëtare të rrezikuar nga shfarosja në trojet e tyre historikisht vendore, për të mbrojtur pragun e shtëpisë, të drejtat vetanake, familjare dhe kolektive, nga pushtues e pushtete të huaja..!

Para 53 vitesh në Prizrenin historik, më 6 Verdhor (Totor)1968, filluan Kundërshtimet(Demonstratat) e para të organizara nga intelektual, student dhe zejtarë të Prizrenit, 23 vite pas viti 1945, ku dhuna për shfarosjen e shqiptarëve s’u ndal asnjëherë..!

Pikërisht nga Prizreni historik vazhduan kundërshtimet (Demonstratat) gjatë muajt Brymor(Nëntor)në tërë Kosovën tue përfshi Tetovën në Maqedoni gjatë muajt Dimror (Dhjetor) 1968, me kërkesatë e arsyeshme për të drejta të barabarta njerëzore dhe kombëtare  dhe për  Kosovën Republikë.

NJË DUKURI  E SHËMTUAR APO SËMURJE E PA SHËRUAR..!?

Një dukuri e shëmtuar  apo sëmurje e pa shëruar, tek disa që mendojnë e dëshirojnë të jenë të parë, të tregohen organiztor të ngjarjeve apo edhe prijsa e kmandanta, tue mendue se s’ka mbetur gjallë askush që e din të vërtetën që ka të dhëna e dëshmi që tregojn të vërtetën..me të dhëna e dëshmi..!

Edhe për ngjarjet e 6 Verdhorit(Tetorit) 1968 në Prizrenin historik ka zëra të till kohëve të fundit që po i bien tupanit nëpër organizime të ndryshme se janë organizator kryesor...  të këtyre ngjarjeve  ndoshta i ka lënë kujtesa apo ua ka trazuar mendjen lakmia për nam e për lavd, apo ndoshta tue mendues se ndonjëri nga organizatorët kryesor ka ndërruar jetë dhe  s’ka mbetur gjall askush prej bashkëveprimtarëve dhe organizatorëve, për të dëshmuar e treguar të vërtetën ashtu siç ka qenë dhe si ka ndodhur në kohë dhe hapësirë..!

Në vijim të vërtetën mund ta dëshmojnë  edhe shkrimet po edhe rrëfimet e organizatorëve që janë ende tue jetue e me mendje dhe kujtes të kthjellt dhe me shkrime të publikuara edhe të tregojnë edhe për ata që kanë kaluar në amshim dhe tani më s’ flasin por flasin veprat e tyre  dhe dëshmitarët e gjall..!

Meriman Braha, gjatë vitit 1968 ishte student i SHLP ” Xhevdet Doda”në Prizren njëri ndër oraganizatorët e kundërshtimit të parë (demonstratës së parë) 6 Verdhor (Tetor)të vitit 1968 në Prizren.

Gjat një bashkëbisedimi me Manin (Merimanin) gjatë verës në këtë vit pandemie,ra biseda edhe për ngjarjet e Prizrenit të sipër shënuara për organizimi i tyre dhe organizatorët e ndër ta më tepër u bë fjalë për zejtarin e mirënjohur  Pashk Laçin, tani më në përjetësi, si arëpunues dhe mjeshtër i përkryer jo vetëm në këtë drejtim si zanatli...

Meriman Braha gjatë bashkëbisedimit rrëfeu edhe për rrethanat e asaj kohe, ku mes tjerash tha se:

Kemi provuar organizimin për kundërshtimin e parë(demonstratën e parë) ta bëjm me 10 Qershor të vitit 1968, që ishte një lidhshmëri me datën historike të LSHP(Lidhjes Shqiptare të Prizrenit) , kërkesaat  dhe programin e qëllimet e saja kombëtare.

Mirpo pas një analize të hollësishme në dyqanin e argjentarit Pashk Laçi, ku ishte pikë takimi i të gjitha organizimeve aso kohe erdhem në përfundim s’bashku me Pashkun se : Përgatitjetduhet bëhen ende më mirë  dhe kishim  shenja e dyshime se organet e sigurimit të shtetit, kanë nuhatje rreth organizimit, ishte edhe e arsyeshme të dyshonim se mos po na dështon veprimi, kështu që e pam të arsyeshme të organizohemi më mirë tue përcjellur rrethanat për të vepruar në kushte e rrethana më të përshtatshme sipas vlerësimeve. 

Tregonte për pjesëmarrjen e studenteve dhe studentëve, vullnetin dhe guximin e tyre si dhe përkrahjen e zejtarëve në veçanti dhe të qytetarëve  të Prizrenit  në përgjithësi, që nga nisja e pjesëmarrësve dhe valvitja e Flamurit kombëtar deri tek LSHP, ku sipas programit  janë lexuar Kërkesat  që i kishim përgatitur gjatë organizimit, tregonte edhe për përkrahjen e qytetarëve gjatë gjithë parakalimit  deri në shpërndarjen e  pjesëmarrësve.

Image
PASHK LAÇI 21.10.1937 - 04.07.2012

Disa të dhënashkurtimisht për jetën dhe veprën e argjendarit PASHK  LAÇI nga Prizeni historik.

*

Prizreni në të gjitha periudhat është njohur një ndër qytetet me zejtari të shumëllojshme të zhvilluar e ndër to më e dalluara ka qenë dhe mbetet mjeshtria e punë dorës me ari dhe argjend jo vetem shitblerje por edhe për bukuri e stoli edhe me vëlera të veçanta artistike.

Pashk Laçi, ka qenë një ndër më të njohurit në Prizren për këtë mjeshtri, dhe vendi i tij i punës dyçani apo dugaja siç e quanin të gjith qytetarët e katunarët e të gjitha rrethinave të Prizrenit  e më gjërë!

Ka qenë me za e me nam për punën fisnike dhe të përkryer që Pashku e bënte sipas kërkesave dhe nevojave të myshterive.

Mirëpritjen  e bashkëbisedimin që bënte me përzemërsi sigurit për punën dhe mallin me blersit dhe bisedat me miq e dashamirë që e vizitonin nga të gjitha anët e Kosovës e nga të gjitha shtresat, qytetar, bujq e katundar, nëxnës, student, mësues, arsimtar profesor e intelektual të gjitha drejtimeve deri tek politikaj, veprimtar e atdhetar nga e tërë Kosova e më gjërë që vazhdimisht e kanë vizituar këtë dyqan apo më mirë të thuhet këtë vendtakim për këshilla, biseda e kuvendim.

Me këtë rast po permendi vetem disa nga veprimtarit   e Pashk Laçit jashtë zanatit të tij të cilin e ka ushtruar për çdo ditë në dyqanin e tij. Në dyqanin e tij janë bërë të gjitha takimet,këshillimet dhe organizimet lidhur me kundërshtimin e parë (demonstratën e parë) me 6 Verdhor(Tetor)1968 në Prizrenin historik.

Ka përgatitur Dramën SKËNDERBEU që është qfaqur në Shtëpin e kulturës në Pizren  me rastin  e 500 vjetorit të  të kalimit në përjetësi të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.

Vazhdimisht ka bashkëpunuar me Teatrin fillestar ka bërë përpjekje bashkë me aktorin Muharrem Qena për ta bërë Teatrin profesonal nëPrizren.

Në dugajën e Pashk Laçit në vazhdimsi kanë ardhur jo për të blerë por për të biseduar e bashkëbiseduar nxënës, student, profesor, artist  dhe unë autori i këtij shkrimi në Dyqanin e Pashkë Laçit  kam qenë shpeshherë dhe aty jam njftauar  me  profesor  Mehmet Topallin mësimdhënës në SHLP, Prof. Yll Zajmin,   me mësimdhënës të shumtë si Hasan Ibrin , Gani Duraj,  pastaj me baban e Ukshin  Hotit dhe vet Ukshin Hotin, Muhamet Shukriun dhe Gita Shukriun prindërit e Edi Shukriut arkeologe, me aktorin Muharrem  Qena, Luljeta Çeku dhe shumë e shumë  veprimtar të tjerë të çështjes kombëtare si  Salajdin Braha, mjek dhe teknik medicinal si Salajdin Krasniqin, gazetarin e shokun  e kahershëm Skënder Zogaj dhe shumë e shumë të tjerë . 

Si përfundim, për jetën dhe veprën  atdhetare të Pashk Laçit ka mjaft se çfarë të shkruhet e të thuhet, pa smadhime e zbukurime sepse jeta dhe veprimtaria e tij jep shkëlqimin e merituar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat