Romanet që duhet t’i lexoni patjetër nga nobelisti Abulrazak Gurnah

Kultura

Romanet që duhet t’i lexoni patjetër nga nobelisti Abulrazak Gurnah

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 00:02
Abulrazak Gurnah

Çmimi më i lartë në lëmin e letrave këtë radhë shkoi për romacierin tanzanian Abulrazak Gurnah.

72-vjeçari rrëmben këtë trofe nga Akademia Mbretërore Suedeze me motivacionion “për depërtimin e tij të pakompromis dhe në efektet e kolonializmit dhe fatit të refugjatëve”.

“Përkushtimi i Abdulrazak Gurnah ndaj së vërtetës është goditës. Romanet e tij tërhiqen nga përshkrimet stereotipike dhe na hapin shikimin drejt një Afrike Lindore të larmishme kulturore, të panjohur për shumë, në pjesë të tjera të botës. Në trajtimin e Abdulrazak Gurnah për përvojën e refugjatëve, fokusi është në identitetin dhe imazhin e vetvetes. Personazhet e gjejnë veten në një ndërprerje midis kulturave dhe kontinenteve, midis një jete që ishte dhe një jetë që po lindte; është një gjendje e pasigurt që nuk mund të zgjidhet kurrë”, tha kryetari i komitetit “Nobel”, Anders Olsson. 

Abulrazak ka lindur në vitin 1948 në Zanzibar tashmë pjesë e Tanzanisë, por që emigroi drejt Anglisë ku edhe sot jeton që në vitin 1960 kur ai ishte student dhe në atë kohë persekutoheshin të gjithë ata më origjinë arabe.

Në karrierën e tij letrare numërohen 10 romane, ndër më të njohurat për të cilat është vlerësuar me dhjetëra çmime.

Ndër titujt më të njohur mbetet “Afterlives” “By the sea” apo “Pardise” ngjarjet e së cilës janë vendosur në Afrikën Lindore Koloniale për të cilën ka rrëmbyer çmimin “Booker prize for fiction dhe “Desertion”.

Në Zanzibarin e tij, ku është frymëzuar për shumë histori, ai u kthye pas largimit vetëm në vitin 1984, për të parë të atin para vdekjes.

Ky çmim, i cili nuk vjen vetëm si mirënjohje për vlerat e larta artistike të arrira, vlen 11.4 milionë dollarë, por duket se çmimi më i madh mbetet përkthimi i veprave në shumë vende të botës.

Gurnah nuk ka asnjë vepër të shqipëruar në shqip, megjithatë siç historia ka treguar, secili autor që ka rrëmbyer “Nobelin” është përkthyer shumë shpejt në shqip.

Për shumë kohë deri sa të tërhiqej nobelisti ka punuar si profesor në Departamentin e anglishtes në Universitetin e Kentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat