U betuam

Kultura

U betuam

Nga: Xhelal Hoxha Më: 8 tetor 2021 Në ora: 07:36
Xhelal Hoxha

U betuam: Në komb, flamur, gjuhë, bibël e në kuran

Gjithmonë por jo, jo assesi dhe kurrë

s'e dëshmuam këtë betim të dhënë

Në vazhdimësi edhe pse deklaruam

Se Shqipërinë e kemi nënë!

U betuam: Në Shkolla, Kisha, Teqe e Xhamia

S'e kurrë kështu, nuk do të jetë SHQIPËRIA!

Shqiptarë të mirë me pas kanë

Kurrë, Shqiptarinë kështu s'e kishim lënë!

Amanet, porosi juve plisit e fisit tanë

Pra juve të gjithë kombit tim të mbarë

Mos t'jua lëmë në dorë të pisave,

Ta bashkojmë, Shqipërinë e ndarë!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat