Mendo para se të flasësh

Kultura

Mendo para se të flasësh

Nga: Prof. Nijazi Halili Më: 8 tetor 2021 Në ora: 21:43
Nijazi Halili

Rëndësia e komunikimit në konflikt dhe në menaxhim të konfliktit nuk duhet të nënvlerësohet. Shumica e njerëzve komunikojnë në mënyrë jo efikase kur janë të inatosur apo nën presion të thellë, siç është rasti i shpeshtë në konflikte.

Njerëzit thonë gjëra që nuk kanë dashur, apo gjëra që do të pendoheshin po qe se kanë menduar kujdesshëm para se të flasin.

Palët në konflikt priren të keqinterpretojnë gjërat që kundërshtarët e tyre thonë. Në situata tensionuese, komunikimi shpesh përdoret për të nënvlerësuar palën tjetër, për t’i tallur, për t’i akuzuar apo për të fituar poena para dëgjuesve tjerë se sa përdoret për të ftuar për diskutime konstruktive dhe dialog.

Veç kësaj, në konflikte shkatërruese në përgjithësi e veçanërisht në luftëra, thashethemet shfaqen më shpesh se sa faktet. Këto prirje i shkaktojnë palëve të reagojnë vrullshëm dhe të supozojnë që kundërshtarët e tyre janë më të pamoralshëm dhe më të paarsyeshëm se sa që janë në të vërtetë.

Madje edhe në situatat kur njerëzit kanë synimet më të mira, komunikimi i dobët mund ta kthej një situatë të shëndetshme apo një marrëdhënie në një konflikt shkatërrues. Komunikimi shpesh thellësisht ndikohet nga konflikti me kanalet e komunikimit që janë të ngarkuara apo të prishura.

Sidoqoftë, komunikimi është gjithashtu mjet nëpërmjet të cilit mund ta bëjmë konfliktin të menaxhueshëm. Nëpërmjet komunikimit konstruktiv, palët duhet t’i shkëmbejnë shqetësimet, sugjerimet, synimet dhe emocionet e vërteta tek të tjerët.

Komunikimi i respektueshëm i afron njerëzit së bashku. Gjithashtu ngrit mirëkuptimin, që në kthim lehtëson kompromiset apo edhe zgjidhjet e përbashkëta dhe të dobishme. Zhvillimi i shprehjeve dhe kuptimeve të përbashkëta të koncepteve me rëndësi dhe gjithashtu interesave dhe vizioneve për të ardhmen janë bazë për menaxhim konstruktiv të konfliktit dhe zgjidhje të qëndrueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat