Nesër me 13 tetor 90-vjetori i lindjes së Dritëro Agollit dhe 110 -vjetori i Migjenit

Kultura

Nesër me 13 tetor 90-vjetori i lindjes së Dritëro Agollit dhe 110 -vjetori i Migjenit

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 15:30
Dritëro Agolli

Nesër më 13 tetor 2021, ora 10.00 për ditëlindjen e dy shkrimtarëve më të shquar shqiptarë Dritëro Agolli dhe Migjenit, Akademia e Shkencave e Shqipërisë organizon veprimtarinë me temën “Migjeni dhe Dritëroi - dy shkrimtarë me vështrim nga e ardhmja” 

Konferencë shkencore dhe paraqitje e librit 

Skicat dhe tregimet e shkrimtarit revolucionar shqiptar Migjeni (Botim shqip i tezës së diplomës të shkrimtarit Dritëro Agolli, mbrojtur më 1957 në Petersburg) 

Në nderim të: 

110-vjetorit të lindjes së Migjenit (1911) 

90-vjetorit të lindjes së Dritëro Agollit (1931) 

Seanca e parë: ora 10.00-11.30 

Drejtojnë seancën: 

akad. Pëllumb Xhufi, prof. dr. Bajram Kosumi, z. Pëllumb Kulla 

- Fjala e hapjes nga akad. Skënder Gjinushi, Kryetar i Akademisë së Shkencave; 

- Fjalë përshëndetëse nga znj. Alda Bardhyli, drejtore e Qendrës kombëtare të librit dhe leximit. 

1.     Akad. Ali Aliu (Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës): Shkrimtari i sfidave të mëdha; 

 

2.     Pëllumb Kulla (Neë York): Tundimi i “daljes nga rreshti”; 
 

3.     Prof. dr. Ke Jing (Universiteti BFSU, Pekin): Dritëro Agolli dhe “Arka e djallit” (online); 
 

4.     Dr. Shpëtim Çuçka (Tiranë): Dritëro Agolli dhe shoqëria e sotme; 
 

5.     Prof. dr. Ali Jashari (Universiteti Fan S. Noli i Korçës): Vendlindja në veprën e Dritëro Agollit; 
 

6.     Diana Çuli (Tiranë): Dritëroi dhe ndikimi i tij jo vetëm letrar; 
 

7.     Prof. dr. Roland Zisi (Universiteti Ismail Qemali i Vlorës), dr. Merita Hysi (Universiteti Eqrem Çabej i Gjirokastër): Dy utopi për Shqipërinë e ëndërruar - “Bagëti e Bujqësia” dhe “Nënë Shqipëri”; 
 

8.     Prof. dr. Bajram Kosumi dhe prof. asoc. dr. Merxhan Avdyli (Universiteti Kadri Zeka i Gjilanit): Receptimi i veprës së Agollit në Kosovë; 
 

9.     Dr. Eris Rusi (Universiteti Fan Noli i Korçës): “Ardhmënorët” e viteve 1960 dhe futurizmi: poezia e Dritëro Agollit; 
 

10. Dr. Edlira Birko (Tiranë): “Njeriu i mirë” dhe realizmi humanist i Dritëro Agollit; 
 

11. Thanas Jorgji (Muenchen): Mirëbërja dhe mirënjohja; 

      12. Dr. Dorian Koçi (Tiranë): Ndikime bajroniane në poezinë e Dritëro Agollit. 

Seanca e dytë: ora 12.00-13.30 

Drejtojnë seancën: dr. Eljan Doçe, dr. Sadik Bejko, prof. asoc. dr. Teuta Toska 

1.     Dr. Sadik Bejko (Tiranë): Migjeni niçean;  

2.     Dr. Eljon Doçe (Universiteti i Tiranës): Brenda tekstit të Migjenit;  

3. Prof. asoc. dr. Teuta Toska (Universiteti Aleksandër Xhuvani i Elbasanit): Agramatikorësi apo poetikë: rreth prishjes së rendit gjuhësor në veprën e Migjenit;  

3.     Prof. asoc. dr. Kristaq Jorgo (Universiteti i Tiranës): Botimi (i fundit) i vëllimit “Vargjet e lira” të Migjenit;  

5. Dr. Gëzim Puka (Universiteti “Luigj Gurakuqi” i Shkodrës): Njeriu si pikëtakim i Migjenit me Dostojevskin;  

4.     Prof. asoc. dr. Viola Isufaj (Universiteti i Tiranës): Antimiti në veprën e Migjenit; 

7. Akad. Shaban Sinani (Tiranë): Migjeni i Dritëro Agollit. 

NB: Konferenca do të zhvillohet duke respektuar kufizimet në kushte pandemie. 

Në Akademinë e Shkencave, salla Aleks Buda, me prani fizike dhe online: 

Zoom Meeting: https://us02web.zoom.us/j/86853654659... 

Meeting ID: 868 5365 4659      Passcode: 694339 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat