Mentor Petrela merr fletëdëshminë e anëtarit të jashtëm të AShAK-ut

Kultura

Mentor Petrela merr fletëdëshminë e anëtarit të jashtëm të AShAK-ut

Më: 24 prill 2017 Në ora: 14:25
ASHAK

Doktori e specialisti i shquar dhe organizatori i madh i veprimtarisë shkencore-kërkimore, akademike dhe menaxheriale në fushën e mjekësisë, Mentor Petrela, i cili është edhe anëtar i Akademisë Botërore të Neurokirurgjisë, që ka vetëm 100 anëtarë nga gjithë bota, dhe anëtar i shumë institucioneve dhe asociacioneve profesionale-shkencore evropiane dhe botërore, ka marrë sot fletëdëshminë e anëtarit të jashtëm edhe i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Kryetari i ASHAK-ut, akademik Hivzi Islami, i cili ia dorëzoi fletëdëshminë profesor Petrelës, tha se me propozimin e Kryesisë së Akademisë të datës 31.10.2016, prof. Petrela në Kuvendin e Akademisë, të mbajtur më 21 dhjetor 2017, u zgjodh anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat