Qeveria investon 450 mijë euro në stadiumin e Lipjanit

Kultura

Qeveria investon 450 mijë euro në stadiumin e Lipjanit

Më: 25 prill 2017 Në ora: 11:34
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit po vazhdon investimet në fushën e sportit, përkatësisht përmirësimin e infrastrukturës në vend.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Komunën e Lipjanit, me qëllim mbështetjen financiare për projektin “Ndërtimi i Stadiumit të Qytetit “Sami Kelmendi”, në të cilin projekt, MKRS-ja do të investojë 450 mijë euro.

Ministri Kujtim Shala dhe Kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti, me këtë rast u shprehën se ky investim kapital ndihmon zhvillimin dhe avancimin e futbollit në Lipjan.

Ministri Shala u shpreh se MKRS-ja po punon në shumë drejtime, që të ndihmojë komunat për përmirësimin e infrastrukturës sportive, në mënyrë që të krijohen kushte të volitshme për zhvillimin e mëtutjeshëm të futbollit, sidomos në këtë fazë kur futbolli i Kosovës është ndërkombëtarizuar.

Kryetari Ahmeti e falënderoi ministrin Shala për mbështetjen që i ka dhënë Lipjanit, dhe u shpreh se ky projekt është i një rëndësi të posaçme për futbollin e kësaj komune.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat