Një pikë shiu

Kultura

Një pikë shiu

Nga: Jan Kosova Më: 26 prill 2017 Në ora: 21:27
Jan Kosova

Një pikë shiu më ra në faqe,

njomi mollëzën, më gëzoj

Ka shumë kohë, lot nuk kam

sa shumë vjetë pa lot vajtoj

për një cep të vogël fushe

fjalën e parë ku e mësova

për atë prag dere të varfër

hapin e parë ku e fillova

për atë zë të bukur femre

që për mua më nuk këndoj

për atë borë të vjetër bjeshke

bardhësitë më nuk ja shijoj

rrugën e vjetër pa asfalt

këmbëzbathur merrja vrapin

varfërisë i jepja grushtin

sa gëzueshëm e bëja hapin

e ju hidhja në kraharor

Njeriut të mirë plot urtësi

jeta ime prej se aj shkoj

e zymtë si vjeshta me shi.

Pika e shiut rrëshqiti faqes

prej buzës në tokë përfundoj

ngjalli  kujtimet e asaj kohe

mallin sot prapë ma mbuloj

dua prapë me ja thanë këngës

Me ja gris telin Lahutës

këngë për Shkodër, për malësinë

në kujtim të   Oso Kukës

Poezinë për Dardaninë

Për heroin e bjeshkëve të mia

këngë për Krujë, për Shqipninë

E bekoftë Perëndia

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat