Ja lista e filmave konkurrentë në edicionin e 6-të të Festivalit Java e Filmit Shqiptar

Kultura

Ja lista e filmave konkurrentë në edicionin e 6-të të Festivalit Java e Filmit Shqiptar

Më: 27 prill 2017 Në ora: 18:08
ilustrim

Java e Filmit Shqiptar në Nju Jork ka shpallur listën e plotë të filmave që do marrin pjesë në konkurrim në edicionin e 6-të për vitin 2017.

Nga 46 filmat e dërguar, janë zgjedhur 18 filma për të patur premierën botërore në Nju Jork.

Festivali AFË do mbahet me datën 26-29 maj, 2017 dhe organizohet nga drejtoresha dhe regjizorja Mrika Krasniqi.

Ceremonia e hapjes me tapetin e kuq do mbahet me 26 maj 2017 tek teatri prestigjioz në Manhattan, SVA Theatres, ora 7-10:00 të darkës. Ndërsa me 27, 28 dhe 29 maj filmat do shfaqen në teatrin e mirënjohur Producers Club Theatre, të Alfred dhe Ernest Tollja.

“Kishte filma shumë cilësor këtë edicion. E kishim të vështirë për të përzgjedhur një numër kaq të ngushtë, sepse dallimet nuk janë shumë të mëdha. Megjithatë, jemi munduar që të përzgjedhim filmat  që në përgjithësi i përmbushin më së miri të gjitha kriteret; duke nisur nga ato teknike e deri tek  tema, regjia, aktrimi, etj,” tha regjisorja dhe drejtoresha e Festivalit Java e Filmit Shqiptar në Nju Jork, Mrika Krasniqi.

Nga filmat me metrazh të gjatë janë zgjedhur tre filma me regji nga Jotti Ejli, Faton Bajraktari dhe Dren Zherka. Programi gjithashtu përfshin 3 dokumentarë me regjizorë Eneos Caka, Besim Ugzmajli, Mathieu Jouffre dhe 12 filma me metrazh të shkurtër. Këto të fundit përfshijnë 8 drama, 2 fiction dhe një komedi. Regjizorët e filmave me metrazh të shkurtër janë: Ibrahim Deari, Bujar Alimani & Erand Sojli, Xhustin Kristian, Elis Gjoni, Ajola Daja, Durim Kryeziu, Kastriot Avdyli, Iber Deari, Sabidin Ali, Luli Bitri, Dhimitër Ismailaj-Valona, dhe Arbër Krasniqi.

Juria e festivalit përbëhet nga 5 anëtarë, kryesisht: Fatrin Kraja, Jamal Hodge, Lulzim Guhelli, Diar Xani and Amina Zhaman. Këtë vit festivali do ndajë 6 çmime për filmat fitues.

Rezultatet: Përzgjedhja e filmave konkurrues

JAVA E FILMIT SHQIPTAR 2017 (Albanian Film Ëeek)

Feature Films/Filma me metrazh të gjatë:

-Hije /Jotti Ejli/ Crime/Thriller/60’16’’           

-Home sweet Home/Faton Bajraktari/Drama/ 92’

-Eho/Dren Zherka/Drama/60’32’’

Short Movies/Filma me metrazh të shkurtër:

-Toka/Ibrahim Deari/Drama/24’ 41’’

-Brava/ Bujar Alimani & Erand Sojli/Drama/22’13’’

-The Last Jorney/Elis Gjoni/ Fiction/7’ 13’’

-Lost Souls/Xhustin Kristian/Drama/9’45

-Ana/Ajola Daja/Drama/26’ 29’’

-Meeting/Durim Kryeziu/Drama, Comedy/25’

-Në pritje të fatit/Kastriot Avdyli/Short/5’12’’

-A Long Ëay/Iber Deari/Drama/14’

-Përralla/Sabidin Ali/Drama/13’

-Ëater for the roses/ Luli Bitri/ Drama/15’45’’

-Beneath the Surface/Dhimitër Ismailaj-Valona/Drama/11’

-My Hero/Arbër Krasniqi/Fiction/13’

Documentary/Dokumentarë:

-City of Ëalls/Eneos Caka/Documentary/22’

-Beyond the Gates/Besim Ugzmajli/Documentary/22’

-Drums of Resistance/ Mathieu Jouffre/ Documentary/65’00’’

Çmimet:

·         Best Feature Film

·         Best Short Film

·         Best Documentary Film

·         Best Actor

·         Best Actress

·         Production Award

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat