Të nderuar miq të Librit dhe të Botimeve Toena, me gëzim të veçantë ju njoftoj se shkrimtari Fatos Kongoli nderohet me titullin Doktor "Honoris Causa" nga Universiteti "Ismail Qemali" - Vlorë.
Gjatë ceremonisë referuan prof. Roland Zisi - rektor i Universitetit "Ismail Qemali" dhe prof. Ermir Xhindi - studiues i letërsisë, pedagog. Ata vlerësuan kontributin e çmuar të shkrimtarit Fatos Kongoli gjatë gjithë karrierës së tij të gjatë letrare dhe jehonën e veprës së tij, tanimë e botuar në shumë gjuhë të ndryshme të botës.