Lutje

Kultura

Lutje

Nga: Haki Bunjaku Më: 28 prill 2017 Në ora: 18:35
Haki Bunjaku

Perëndi!

Në qiell a ku rri

Nuk po Të shkruaj letër

Mbase je kah me ndi

Liria në pranga

Në qeli

Ia çova një kile banane

 Nuk më lejuan

Do të çimënëne

Ju lutemPerëndi

Jepëm jetë

(s`di edhe sa ka mbet)

Vetëm sa të çlirohet

L I R I A

Pastaj nisem vetë për amshim

Bile,me dëshirë

Pasi ta lë lirinë e lirë

Çka nuk besoj

Ashtu qoftë!!!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat