Me 6 maj hapet ekspozita Mini R e artistit Veli Blakçori

Kultura

Me 6 maj hapet ekspozita Mini R e artistit Veli Blakçori

Më: 29 prill 2017 Në ora: 13:06
Vepër e arstistit Veli Blakçori

Me 6 maj 2017 në Galerinë Qahili do të hapet ekspozita Mini R e artistit Veli Blakçori, duke filluar nga ora 19:00.

Pas më shumë se një dekade, Veli Blakçori do të prezantohet përsëri në Prishtinë, por kësaj rradhe në Galerinë Qahili duke ekspozuar punimet të cilat përfshijnë fushën e gjerë të krijimtarisë artistike të tij; detaj që edhe e bënë të jetë një artist i kompletuar dhe i veçantë.

Në këtë mini retrospektivë, karikaturat, vizatimet, pikturat e skulpturat do të jenë fushat me të cilat do të paraqitet, që përveç që e karakterizojnë opusin e tij artistik e veçojnë nga artistë të tjerë vendor e rajonal.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri me 26 maj 2017.

Kjo ekspozitë është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe LaraLara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat