Zjarrë në natën e një Majit

Kultura

Zjarrë në natën e një Majit

Nga: Haki Bunjaku Më: 30 prill 2017 Në ora: 08:26
Haki Bunjaku

Në Kodër t`Rrahmanit

(bashkë me çunakët e mëhallës)

 

Ndeza në kujtime zjarrin

E Natës së Një Majit

 

Terë ditën mbodhëm e bajtëm

Fieri,krande e dushk,

Në mbrëmje shkrepëz askush.

 

Fërkuam fort degët e thata

Derisa i mori flaka

që se pau sot askush

 

Nesër,mbase do gjurmojnë

në hi për prush.

 

Punëtori nuk festo…

ka uri

e k a ba terbi Qeveria

për tokë e ka shtri uria.

 

(30 prill.2017)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat