Ridley Scott beson që një ditë jashtëtokësorët do të na marrin

Kultura

Ridley Scott beson që një ditë jashtëtokësorët do të na marrin

Më: 30 prill 2017 Në ora: 11:09
Ridley Scott

Regjisori i famshëm britanik, Ridley Scott, e ka pranuar që është i bindur se jashtëtokësorët ekzistojnë dhe se një ditë do të vijnë të na marrin.

Filmbërësi po bëhet gati ta realizojë filmin e tij të gjashtë të serisë së filmave “Alien” e që quhet “Alien:Covenant”, shkruan NME.

“Unë besoj në qenie superiore. Mendoj që është sigurisht e mundur”, tha Scott.

“Ekspertët kanë vlerësuar se çfarë ka atje. Thonë se janë mes 100 dhe 200 entiteteve që mund ta kenë një evolucion të ngjashëm si ne”, shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat