“Shota” proteston me koncert për 1 Maj

Kultura

“Shota” proteston me koncert për 1 Maj

Më: 1 maj 2017 Në ora: 11:51
Protesta e anëtarëve të ansamblit "Shota"

(E plotësuar) - Anëtarët e Ansamblit "Shota", kanë zgjedhur që për ditën e 1 Majit të protestojnë para Ministrisë së Kulturës, duke kërkuar kështu paga të dinjitetshme, pasi që konsiderojnë se artistët janë ambasadorë të kulturës së një shteti.

 Ata përmes një performance para Ministrisë, kanë shprehur pakënaqësinë e tyre me trajtimin që po ua bën shteti.  

Ata kanë improvizuar një koncert, përmes së cilit kanë kërkuar  paga të dinjitetshme, sigurime shëndetësore si dhe rregullimin e statusit me ligj për artistë. 

Besnik Graiçevci, kryetar i Shoqatës Sindikale të Pavarur të Ansamblit "Shota", tha se kanë zgjedhur këtë ditë, që ta ngrisin zërin për shqetësimet që kanë.

Ndërsa kërkoi nga institucionet që të merren me shqetësimet e tyre dhe të bëjnë më të mirën për komunitetin artistik.

Graiçevci: Kërkojmë nga institucionet më të mirën për komunitetin artistik

 "Aktiviteti jonë sindikal i komunitetit artistik si iniciativë e artistëve të Ansamblit ‘Shota’, është pikërisht më ditën botërore të Një Majit, ditë e cila ka lind, është krijuar për luftën për të drejtat e punëtorëve. Pasi është kjo ditë, ne menduam të festojmë për të drejtat tona dhe të ngrisim zërin për shqetësimet tona, të cilat i kemi. Shqetësimet tona janë shumë të pastërta, të drejta. Janë sigurimi i artistëve, sigurimi shëndetësor. Është rregullimi i statusit me ligj për komunitetin artistik, i cili mungon ende. Rroga të dinjitetshme dhe shumë shqetësime tjera. Këto janë kërkesat tona kryesore që pranë institucioneve tona, të bëjmë thirrje që sa më parë të merren me dinjitetin e artistëve, t'i rregullojnë këto shqetësime të cilat i kemi. Ne keni besuar në shtetin tonë, besojmë në shtetin tonë dhe duam të besojmë në shtetin tonë. Kështu që bëjë thirrje për të gjitha institucionet që të bëjnë më të mirën, për komunitetin artistik", tha ai.

Anëtarët e “Shotës” përveç protestës me anë të koncertit kanë vendosur në karrige dhe disa pankarta ku kërkohet rritja e pagave për ta, ligjin për artistët dhe kërkesat tjera.

Image
Protesta e Ansamblit

Ansambli ‘Shota’ proteston me valle në Ditën e Punëtorëve

Anëtarët e ansamblit "Shota", kanë zgjedhur që për ditën e 1 Majit të protestojnë para Ministrisë së Kulturës duke kërkuar kështu paga të dinjitetshme, pasi që konsiderojnë se artistët janë ambasadorë të kulturës së një shteti.

Ata përmes një përformance para Ministrisë kanë shprehur pakënaqësinë e tyre me trajtimin që po ua bënë shteti.

Ata kanë improvizuar një koncert, përmes së cilit kanë kërkuar  paga të dinjitetshme, sigurime shëndetësore si dhe rregullimin e statusit me ligj për artistë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat