Autostrada Bienale mbahet në Prizren

Kultura

Autostrada Bienale mbahet në Prizren

Më: 2 maj 2017 Në ora: 12:49
Manray Hsu

“E Ardhmja e Kufijve” është titulli i edicionit të parë të Autostrada Bienale e cila do të mbahet nga 19 gusht deri më 23 shtator 2017 në Prizren.

Ky edicion do të përqendrohet në probleme të ndryshme kufitare. Ekspozita do të shikojë si funksionojnë shtetet kombëtare dhe sistemi i tyre për të politizuar (ose depolitizuar) identitetet kulturore, për të territorizuar zonat natyrore, kulturore dhe ekonomike nën konkurrencën kapitaliste dhe gjenerimin e fitimit, si përballen rezistencat lokale dhe rajonale me strategjitë gjeopolitike të sistemit shtetëror, si përdor lëvizja qytetare mjete të ndryshme artistike dhe të tjera, për të trajtuar problemet e kufirit, për të ndërtuar identitete lokale apo koalicion ndërkufitar.

Kurator i edicionit të parë do të jetë Manray Hsu nga Tajvani.

Artistë, urbanistë, aktivistë dhe edukatorë janë të ftuar të reflektojnë mbi këta kufij, veçanërisht mbi ata në qytetin e Prizrenit, reflektime  të cilat do të rezultojnë në ndërhyrje specifike për vendin, vepra publike dhe punëtori për dizajn urban dhe aktivizëm.

Edicioni i parë i Autostrada Bienales do të përdorë hapësirat e mrekullueshme historike të Prizrenit siç është kalaja dhe korridoret e saj arkeologjike, zona e Marashit, disa ndërtesa dhe rrënoja të trashëgimisë, dhe zona e stacionit të autobusëve nga periudha e Jugosllavisë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat