Regjisori Plakolli do të hyjë në grevë urie

Kultura

Regjisori Plakolli do të hyjë në grevë urie

Më: 2 maj 2017 Në ora: 18:10
Foto arkiv -Greva e mëparshme e Sokol Plakolli

Regjisori i Teatrit Kombëtar, Sokol Plakolli, ka bërë të ditur se duke filluar nga ora 19.00 e ditës së sotme do të fillojë grevë urie në sheshin “Skënderbeu”, para Teatrit Kombëtar.

Ai në një komunikatë për media ka njoftuar se kërkesat e grevës janë për hapjen e dyerve te teatrit për artistë, organizimi i debateve publike për të nxjerrë në pah të vërtetën e hidhur që po mbretëron brenda teatrit dhe vetëdijesimi i ministrit të Kulturës dhe institucioneve gjegjëse për faktin se Teatri Kombëtar, siç thotë Plakolli, po udhëhiqet me direktiva nga Beogradi dhe nga individ jo adekuat. 

Plakolli me këtë rast kërkon urgjentisht shkarkimin e menjëhershëm të këshillit dhe drejtorëve të TKK-së si dhe formimi i një komisioni për vlerësimin e vendimeve të tyre dhe largimi nga repertori i shfaqjes “Bordel Ballkan”.

Ndryshe, Plakolli edhe më herët kishte protestuar para Teatrit Kombëtar të Kosovës. Ai edhe atëherë kishte kërkuar shkarkimin e Këshillit të TKK-së, drejtorit gjeneral dhe artistik të TKK-së, si dhe shqyrtimin e vendimeve të këtij Këshilli që nga emërimi i tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat