Vetëvritet aktorja dhe shkrimtarja e njohur, hidhet nga kati i 8-t i pallatit

Kultura

Vetëvritet aktorja dhe shkrimtarja e njohur, hidhet nga kati i 8-t i pallatit

Më: 3 maj 2017 Në ora: 09:41
Jean Stein hidhet nga kati i tetë

Mëngjesin e sotëm rreth orës 10:35, aktorja dhe shkrimtarja e famshme e njohur për shkrimet biografike të Bobby Kennedy dhe Edio Sedgwick, u hodh nga kati i tetë i ndërtesës në Manhattan, shkruan Independent.

Bëhet fjalë për 83-vjeçaren Jean Stein, e cila u hodh për vdekje nga apartamenti, i cili ka qenë trashëgimi e Gloria Vanderblit, ku e njëjta ngjarje ka ndodhur dhe me djalin e kësaj të fundit Carter Vanderblit në vitin 1988.

Carter ishte 23-vjeç kur u hodh nga ballkoni i shtëpisë ndërkohë që nëna e tij u përpoq ta ndalonte.

Ndërkohë Stein, gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa policia po heton në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat