Vepra e kompozitorit Bashkim Shehu në“Smetana Hall” të Pragës

Kultura

Vepra e kompozitorit Bashkim Shehu në“Smetana Hall” të Pragës

Nga: Bajram Sefaj Më: 3 maj 2017 Në ora: 11:22
Salla ku u ekzekutua (u kuajt) vepra e B. Shehut në Pragë

Tash një ditë saktëshit të  shtunën e kaluar, më 29 të muajit të kaluar (prill) , konpozitori ynë i vyer, Bashkim Shehu, i cili prej vitesh jeton dhe krijon në qytetin turistik  të Istrisë, në Pulë, me veprën e tij “Allegro Barbare” (Double Concerto for piano and Accordeon) kishte edhe një paraqitje dinjitore në Pragë të Çekisë.

Në sallën e njohur “Smetana Hall”  të kryeqytetit  të  këtij shteti, në zemër të Evropës,  me traditë të lashtë kulturore, u luajtën me sukses të dinjitetshëm, kjo vepër e kompozitorit tonë të mirënjohur. Në këtë mënyrë, vargut të pa premë të qendrave evropiane dhe botërore, ku janë publikuar ose ekzekutuar veprat muzikore të Bashkim Shehut tonë, i u shtua edhe një. Pas Prishtinës,  Zgrebit, Dubrovnikut, Tiraës, Moskës, Parisit, Hanoverit, Pragës, Nju Jorkut, Asterdamit, Shtutgardit e etj.  

Kjo dëshmon se ky kompozitor i vyer, të cilin opinioni ynë publik, i përmasava të gjëra, jo vetëm ai qarqeve të ngushta  muzikore, e njeh si autor të shquar dhe kompozitor me talent të dësmuar të veprave të zhanreve të vdryshme muzikore. Pëkujtojmë më këte rast se,  për krijitainë e pasur dhe origjinale të tij, B. Shehu ynë, u nderua me shperbilme e mirënjohje, ndër të cilat, më i rëndësishmi, është ai për mukën e filmit artistik  “Lepuri më pesë kembë”, shfaqur pikërisht në Festiaalin e filmit Artisik në Pulë. Ku Bashkimi sot jeton dhe punon.

Përndryshe, Shehu është një kompozitor e pedagog i njohur në krahinën kroate të Istria-s. Ai është ligjërues i Akademisë së Muzikës, në qytetin Pula. Është edhe themelues i njërit nga festivalet më të mëdha të muzikës klasike në këtë  rajon (Festivalit të Istrias), në të cilin, para pubikut janë paraqitur dhe kanë performuar edhe emra të njohur të muzikës si Luciano Pavaroti, Plasido Domingo, Hoze Karreras etj. Bashkim  Shehu është ai që inicuoi dhe aktivizioi  manifestimit kulturor Vera e Pulas (Puljsko ljeto). Ky kompozitor ynë ishte aktiv edhe energjik,  sidomos  ne ngjalljen e jetës kulturore të komunitetit shqiptar të Kroacisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat