Regjisori Plakolli me peticion kundër shfaqjes “Bordel Ballkan”

Kultura

Regjisori Plakolli me peticion kundër shfaqjes “Bordel Ballkan”

Më: 3 maj 2017 Në ora: 20:39
Protesta e regjisorit Sokol Plakol

Regjisori Sokol Plakolli, i cili gjatë tërë stinës së dimërit ka protestuar kundër gjendjes së tanishme në Teatrin Kombëtar, ai sot ka filluar mbledhjen e nënshkrimeve kundër shfaqjes “Bordel Ballkan”.

Plakolli i vendosur tani më në vendin e  tij të njohur të protestimit, para Teatrit Kombëtar, me një uniformë të ish luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) të vendosur afër tij, ka filluar mbledhjen e nënshkrimeve nga qytetarët kundër shfaqjes së dramës “Bordel Ballkan”. Sipas Plakollit, kjo shfaqje fyen vlerat e luftës.

Kundër kësaj shfaqje ka pasur reagime dhe nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe nga organizata tjera, për çka është dashur asistimi i policisë që kjo shfaqje të jepet në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat