“Verrat e Llukës” hyjnë listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme

Kultura

“Verrat e Llukës” hyjnë listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme

Më: 4 maj 2017 Në ora: 11:03
“Verrat e Llukës”

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka aprovuar kërkesën e QRTK- së Pejës për përfshirjen e hapësirës “Verrat e Llukës” në Fshatin Llukë të Epërme të Komunës së Deçanit, në Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme.

Mbrojtja e përkohshme pranohet me arsyes se “Verrat e Llukës” karakterizohen për vlerat historike, shoqërore dhe shpirtërore, si vendndodhje historike në kuadër të kategorisë Peizazhe Kulturore.

 Në këtë vend janë zhvilluar shumë ngjarje historike, që nga viti 1900 deri në vitin 1910, aty u mblodhën shqiptarët për të luftuar kundër pushtuesit osman. Po ashtu, ky vend njihet për “Kuvendin e Verrave të Llukës”, “Besëlidhja e Madhe Shqiptare të Verrave të Llukës”, ndërsa historiku i Verrave të Llukës kulmoi me 1 maj 1990, ku mbi 500 mijë shqiptarë, nga të gjitha hapësirat etnike shqiptare, u tubuan aty, për të kulmuar iniciativa e rinisë shqiptare, e pasuar nga intelektualët të prirë nga Anton Çetta dhe Zekrija Cana, për Pajtimin e Gjaqeve, lëvizje kjo e cila ndikoi në bashkimin e shqiptarëve dhe lëvizjen e mëvonshme për liri, demokraci dhe pavarësi.

 Ministri Kujtim Shala u shpreh se me këtë akt, Institucionet e Kosovës, tregojnë kujdesin e shtuar ndaj trashëgimisë kulturore të Kosovës, të cilën duan ta marrin në mbrojtje, ta promovojnë dhe t’iu përcjellin brezave si vlerë e shtetit të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat