"Buka e UÇK-së”, dokumentari që flet për logjistikën

Kultura

"Buka e UÇK-së”, dokumentari që flet për logjistikën

Më: 5 maj 2017 Në ora: 13:58
Premiera e dokumentarit “Buka e UÇK-së”

Me rastin e 19-vjetorit të rënies së Heroit të Kombit, Ilir Konushevci “Mërgimi”, sot u shfaq premiera e dokumentarit “Buka e UÇK-së” - Historia e Grupit të Logjistikës “Mërgimi”.

Ish-komandanti i logjistikës, Gani Nuha me këtë rast tha se ky dokumentar është për të dëshmuar se kush ishte Ilir Konkushefci dhe grupi “Mërgimi”.

Ish-komandanti Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj tha se këta djem që po i kujtojmë sot kanë bërë angazhime për ardhjen e lirës së Kosovës. Ideja sipas tij për këtë dokumentar ka burimin nga vet ata që mbajtën mbi supe këtë proces.

"Rrugëtimi i shqepëtave për liri është brez i gjatë, ne jemi brez i fundit... Edhe shqiptarët nuk duhet të bëjnë tolerancë ndaj të keqit. Kujtojmë të të gjithë të rënët në këtë ditë", tha Haradinaj.

Gafurr Elshani me ketë rast tha se sa ishte rëndësia e logjistikës e dinë vetëm ata që ishin pjesë e këtij grupi. Koordinimi i këtij grupi sipas tij, kishte qëllim grumbullimin dhe furnizimin me armatim për ushtarët e UÇK.

“Financimi i grumbullimit të armatimit ishte bërë kryesisht nga diaspora”, tha ai.

Vëllai i Ilir Konushefcit, Arton Konusjefi tha se ndihen mirë me këtë dokumentar, por ndihen keq se nuk kanë informacione ende se si ende nuk janë zbardhur këtë rast të vëllait të tij.

Ai fajësoi institucionet e Kosovës se nuk e kanë zbardhur tash e 19 vjet rrethanat e vrasjes.

Ndryshe, Vangjel Kule është regjisor i filmit dokumentar "Buka e UÇK-së”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat