Hasi jehon ruan vlerat e identitetit tonë

Kultura

Hasi jehon ruan vlerat e identitetit tonë

Më: 6 maj 2017 Në ora: 07:58
Pamje nga nata e dytë e festivalit

 Organizatori i festivalit shprehet i kënaqur me paraqitjet e grupeve folklorike në dy netët e para.

 “Jemi duke u munduar si gjithmonë dhe besoj të jenë të kënaqur  grupet që vijnë, sepse në po e bëjmë maksimumin që të ju ofrojmë kushte maksimale me të gjitha mundësitë që i kemi. Ne si organizatorë jemi të kënaqur me paraqitjen në skenë të grupeve në dy netët e para. Janë prezantuar këto dy net rite, doke e zakone, ato që realisht i kërkon karakteri i festivali” tha  në përfundim të natës së dytë të festivalit “Hasi jehon 2017 Haziz Hodaj, drejtor i festivalit.

 Qëllimi i festivalit të ruhen vlerat, identiteti ynë.

 “Faktikisht qëllimi i organizimit është që të ruhen këto vlera, të kultivohen e të paraqiten në skenë. Duhet të ua bartim  gjeneratave të reja këto vlera të folklorit tonë, në mënyrë që edhe atyre  të ua prezantojmë këto janë vlera të identitetit tonë kombëtar. Ne me aq sa mundemi, sa kemi fuqinë për ta organizuar këtë festival do të punojmë që të krijojmë edhe ekip të ri dhe njerëz të ri që do ta organizojnë këtë festival edhe në vitet e ardhshme”, shprehet Hodaj.

 Në natën e fundit do të ndahen çmimet tradicionale. Festivali nuk ka karakter garues por çmimet ndahen si motivim për grupet që marrin pjesë.

 “Sigurisht që çmimet janë motivim shtesë për grupet që paraqiten. Ne iu kemi ik çmimeve klasike: vendi i parë, vendi i dytë, vendi i tretë, sepse është e pamundur që të vlerësohet folklori burimor, është e pamundur që të vlerësohen ritet, doket e zakonet sepse secili në vete e ka vlerën e vetë. Organizatori për shkak të motivimit i ka paraparë çmimet tradicionale kryesore: Malësori, Malësorja dhe Lahuta dhe çmimet tjera për individë sepse sigurisht që ka individë të dalluar në mesin e grupeve që paraqiten në festival.

Image
Pamje nga nata e dytë e festivalit
 
Kompozitori Sami Piraj vlerëson se Hasi jehon është një ndër festivalet më të mira që mbahen në Kosovë dhe gjetiu  në trevat shqiptare.

 “Jemi dëshmitarë të një sërë aktivitetesh që janë mbajtur pikërisht në këtë festival dhe tashmë ky festival ka  krijuar një traditë të gjatë të prezantimit të vlerave autoktone, jo vetëm të kësaj treve të Hasit por në përgjithësi nga Kosova nga Maqedonia nga Shqipëria dhe këtë vit mori pjesë edhe një Ansambël që e ruan traditën shqiptare në Suedi. “Hasi jehon” është një festival që tashmë e ka krijuar identitetin e vet të prezantimit të këtyre vlerave dhe vazhdon të mbaj primatin e njërit nga festivalet më të mira që mbahen në Kosovë dhe gjetiu  në trevat shqiptare”, shpreh mendimin e tij Piraj.

 Ai thotë se mendimin e tij e mbështet në arritjet që vijnë në këtë festival, me vlera të cilat gjurmohen nga aktivistët e ShKA –ve për të krijuar kreativitetin si vlerë.

“Autenticiteti i vlerave nuk nënkupton vetëm muzikë, por edhe instrumentet, veshjet  dhe festivali realisht Festivali e mbron vlerën dhe kjo është një gjë e mirë, në këtë periudhë të tendencës së “mbytjes “ së folklorit me elementet e reja. Kemi shpresë që folklori po mbahet mirë dhe kjo është një e mirë jo vetëm për traditën por përgjithësisht për vlerat dhe  identitetin  tonë, të popullit që gjithmonë e ka ruajtur këtë vlerë.

Image
Pamje nga nata e dytë e festivalit

Publiku sipas kompozitorit Piraj motivon pjesëmarrësit.

“Është publiku një nga elementet motivuese për  pjesëmarrësit. Festivali “Hasi jehon” është vazhdimisht përkrahet nga publiku dhe  që është më e rëndësishme ky publik e njeh mirë vlerën autentike dhe është një juri në vetvete, dhe në mos pajtimet me jurinë herë herë ka pasur të drejtë, shprehet Piraj.

Në natën e dytë me programet e tyre u prezantuan 5 grupe të folklorit burimor.

Në natën e dytë u paraqitën: ShKA “Rexho Mulliqi” nga Preshevë, me valle me motive preshevare; ShKA “Bajram Shabani” me ritet e dasmës së Kumanovës; ShKA “Jonuz Ramadani” nga Smira e Vitisë me ritet e dasmës dhe kanagjegjes nga Karadaku;, Qendra Kulturore “Besa” nga Kavajë u paraitë  me valle me motive të Shqipërisë së mesme dhe ShKA “Muharrem e Xhevat Qena” nga Ramaja e Hasit, me ritet e lojërave të Shëngjergjit dhe valle të Hasit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat