Ardhja e Territ

Kultura

Ardhja e Territ

Nga: Haki Bunjaku Më: 7 maj 2017 Në ora: 07:59
Haki Bunjaku

Zakonisht heret,para tij,shtrihem në shtrat,në kokërr të shpinës dhe sodis ardhjen e tij.Më bëhet se vie pjesë pjesë e shllunga shlunga,si retë e qiellit.Dritarën zakonisht e lë pakëz hapur dhe ashtu për atë ngushticë ma mbush dhomën e vogël plot errësirë.

Më vonë,pasi ashtu në errësirë, ta kem shaluar gjithëkah kalin e mendimeve,e kyçi dritën elektike dhe filloj nga puna,qoftë në lexim,qoftë në shkrim në kompjuter.

Nuk dua të më davaritën mendimet,prandaj telefon,televizion e radioaparat nuk mbaj në dhomë.Mirëpo,kur ndokush i bie borisë së autos;spontanisht,si rrebel ia shaj nanën kollan e koskun.

Gueja vrapon shpejt,çka u bë,çka po bërtet?- O pe lypin hakun dhe shpejt ua dhash.

Bjeri veti mbas se nuk je në vete!

-Besa, në këte mes te të pafytyrëve,tepër mirë jam.

*

Herën tjetër që më dritë e mbylli dritarën dhe shtrihem në shtrat në pozicion të njëjtë.I them:-Hë more birë,a ta bëra tetë me dy!

Po,jo dreqi mi ngjyrosi nga jashtë me bojë të zezë xhamat,që me të vështirë e gjeta prizën me kyç dritën elektrike.

Nisi nga leximi i komenteve në kompjuter (fb.)E kur dikush ka provuar të më denigroi;sa marr turr ta shaj,më bie ndërmend që doherë kam mësue psikologji dhe vetëm i them:-Ma hongsh! –Thash kryeparlamentari nuk është i padije në sferën e rrugaçërisë, me një fjalë e mbyll fesatin.

Eh,nënën bre! O më falni se po harroj,po me terrin spaska të shtyrë,se e paska hyqmetin më të fortë se Hashim Thaçi me gjithë SHIK.

A ju kujtohet:- Ruju çiko sherrit,ruju çiko territ!

Tahmina që sherret më të mëdha po u bëjkanë në terr dhe atij nuk paska birë nëne që ia ze shtegun,bile as këta azganët e PDK-së,po këta nuk e rrefuzojnë se thonë,ujku do mjegull.

Nejse,unë më nuk hakërritem me terrin,se unë dhe brezi im në terr kemi lindur,e bile mirë që nuk na ka lën qorr si vetën.Prandaj,tu i pasë dy-tri kokërra mend në krye më nuk e gërrzhati.

Nëse mue jo,ai prapë dikuj i hyn fort në punë.Dhe:

-Ruju çiko territ,ruju çiko sherrit!

(Se të piu e zeza),që kjo me terrin janë motër e vëlla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat