Bienalja në hotel Destil, artistja serbe Grubiç, nudo për publikun shqiptar

Kultura

Bienalja në hotel Destil, artistja serbe Grubiç, nudo për publikun shqiptar

Më: 8 maj 2017 Në ora: 07:58
Olja Grubiç

Është vështirë të ndjekësh dhjetëra stacione të Bienales së Artistëve të Rinj të Mesdheut nëpër Tiranë me kamera. Të shohim  çfarë po ndodh në një nga stacionet, Hotel Destil, pranë Liceut Artisk.

Janë dy ekspozita: E para e artistit italian Emanuele Racca Senior dhe e dyta e artistit meksikan Salvatore Giommarresi.

Artisti italian prezanton një vepër që i dedikohet historisë së endacakëve në rrugët e Italisë, ndërsa meksikani ka një projekt me karikatura për kufirin mes Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara.
 
Dy artistët nuk i gjejmë pranë ekspozitave. Kështu vendosëm të mësojmë se çfarë përgatitet në dy ditët e tjera të Bienales. Këtu duket paskan ndërmend ta kthejnë gjithçka “përmbys”...

Epo kjo është edhe tema e Bienales, si në shtëpinë e tyre.
 
Ja artistët Fabio Cavallari dhe Ilaria Genovevesio do të ndryshojnë ambientin për një dialog mes personave që jetojnë aty dhe e përdorin këtë hapësirë publike. Fabio ka lyer, shton koshat për materialet e ricikluara e më gjerë.

Dhe kjo shtëpi për dy breshkat e Hotelit është e sapobërë nga dora e artistit. Performanca e titulluar “Domestik Action” nis të hënën në orën 12.00.

Ndërsa në orën 19.00 të ditës së hënë në hotel do të zhvillohet edhe një perfomancë e guximshme e artisteve serbë e titulluar “Eeb i kuq” nga Kristina Aleksova, Ziva Petric e Olja Grubiç, ku kjo e fundit do të perfomojë nudo.
 
E fshehur pas një perdeje mund të shihet në një skype. Dhe performnacat në këtë stacion nuk mbarojnë këtu...

Ndërsa udhëtojmë nga Qendra Kulturore “Turbina”, Galeria Kombëtare e Arteve, Muzueu Historik Kombëtar, Parku Rinia, Piramida, Hotel Destil e më gjerë, na duhet të ritakoshemi disa herë me projektin “Tirana-Sixhade” kuruar nga Flori Gjini.

1350 metra katrorë u pikturuan në një kohë rekord për 20 orë.

Një shenjë e Mirëseardhjes kjo sixhade e bukur e zonës së Shëngjergjit. Me këto surpriza e risi, Bienalja do të vijojë deri më 9 maj.

Të 230 artistët pjesëmarrës i janë bashkuar temës së Shtëpisë, duke kaluar nëpër katër elemente kryesorë: Historia, Konfliktit, Ëndrra dhe Dështimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat