Demarkacioni me Malin e Zi, Kolonia Art-Turizëm

Kultura

Demarkacioni me Malin e Zi, Kolonia Art-Turizëm

Nga: Luan- Asllan Dibrani Më: 11 maj 2017 Në ora: 08:53
Rugovas

Përfaqësuesit e banorëve të brezit kufitar mes Kosovës dhe Malit të Zi, vazhdojnë t'ju bëjnë thirrje autoriteteve të vendit që mos të miratohet ai projektligj famëkeq për Kosovën, me theks të veçantë për Rugovën!

Më të zëshmit në rezistencën e këtij projektligji  janë  njerëzit e penës, artit dhe vlerave artistike e veçanërisht "Kolonia Art-Turizëm KODRA“.

 "Ata  janë të një zëri  dhe të një mendimi dhe theksojnë se "nuk do të pranojmë dhe nuk do të lejojmë ratifikimin e kësaj marrëveshje dhe do të angazhohemi maksimalisht për parandalimin e saj".

-Ata thonë se marrëveshja  apo tentim marrëveshjet e provuara nga një pjesë e lidershipit kosovar është e sanksionuar me mospërfilljen  e tyre ndaj puthadorëve  të Malit të Zi,Beogradit apo edhe plangprishsit e botës që kanë ardhur në Kosove si misionar në dëmin e shqiptarëve!.

Rugovasit pata rastin t'i takoj dhe t'i intervistojmë disa na ta. Ata në forme të organizuar duan ta ndihmojnë vendin që nga një atmosferë  negative ta shndërrojnë në  një vend turistik.

Aty mendojnë t'i shtojnë vlerat bukurive te asaj ane.  Ata pretendojnë që tradicionalen  artistike të atyre bukurive me vargmalet e thepisura  t'ja kthejnë Rugovës.Ta dëgjojnë blegërimën e deleve, fyellin  e barinjve, këngën e Rugovës, folklorin  origjinal, vallen tradicionale  të Rugovës, sofrën tradicionale të shtruar me djathë, bukën  pogaçe, qepet  e njoma,gjalpin  e bjeshkëve të Rugovës, cicërimin  e zogjve  shtegtar. Ata duan  ta shohin prapë malësorin   me krenarinë  historike qe kishte ky vend. Këta artist insistojnë qe vendin ta kthejnë ne turizëm  qe verës ta shijojnë   ajrin  e pastër që njeriut ia kthen jetën nga pragu i vdekjes dhe dimrit  ta  shijojnë  natyrën e ashpër e veshur me dëborë deri ne dy metra lartësi.

Artistja  rugovase aktore nga Rugova Vlora Nikçi me krenari na tha  se ndihem krenare për origjinën time. Ajo shton, duam t'i kthejmë vendi  identitetin e vet dhe  virtytet shekullore. Aktorja e Rugovës imiton edhe vetë Zanat  e Malit qe i bekuan  bjeshkët e Rugovës  nga koha iliro – shqiptare.

Vazhdon, ajo me tutje dhe thekson se vetë ka dashtë zotit dhe na e ka falë  natyrën e Rugovës, që sot po kthehem, po fillojnë t'i japim frytet e para kundër kompanive ujqërish që turren të prishin rehatinë e Rugovës!.

Koordinimin  e bashkimit të këtyre  artisteve e dha edhe Sylë Muja në kompleksin  "Mujaj të pagëzuar "Kolonia Art-Turizëm K O D R A" e regjistruar në Prishtinë. Përfaqësuesi i Kolonisë Arti, Sylë Mujaj, na priti  në majën e Rugovës me bujari dhe tradita shqiptare të kësaj anë  me bukë, zemër, kripë dashuri dhe plot art nga dora e tij artistike, piktura të gërshetuar në bukuritë e këtyre maleve që akoma i qëndrojnë besnik traditave shqiptare.

Jemi në rrugën e të mundshmes që  Rugovën ta ringjallim, ne e askush tjetër? Mujaj thekson se kam një material të grumbulluar ndër vite që mund ta shfaqi në publikut për Rugovën. Pa ne vetë rugovasit nuk kthehet jeta në Rugovë shton  me një krenari  qe i buzëqeshte në nurin trashëgues të Rugovës.

Vetëm atje quhet Rugovë, atje ku edhe yjtë janë  te përqafuar afër e gati preken me dorë.

Atje, ku klekë molikë e qetinë, lëshojnë jodin ne orën 4 të mëngjesit, atje ku frymëmarrja është e plotë, vetëm atje quhet Rugovë qe çdo gjë është e natyrës.

Kur malësori nga bregu i Licit, flet me malësorin ne qafë te Hysenit apo Qafë te Rexhë Avdijajve, e kur i thonë njëri tjetrit se a po mi sheh dhentë, oooooooo vëllaaa e kur zëri i tyre dëgjohet lehtas duke  përshkuar në zemrat e atyre bukurive natyrore me mbi shtëllungat e mjegullave në Kuqishtë e Dugai etj...Rugova për rugovasit është atje ku, i bihet fyellit e ku, jehon e zëri përcjellës në tri herë nga bjeshka në bjeshkë...Po, po tri herë, me ritmin e njëjtë,përshkon fuqishëm zë, pas zëri! Vetëm atje është Rugovë.

Mandej Syla thotë, disi në Rugovë edhe uji me duket më i miri.....

Nuk ja dijë emrin e vërtet, por me kujtohet një fjalë e gjyshit Ramë Idrizit, që thoshte po të pish nga kjo gurë, mbas dy orësh ndihesh i uritur, si mbas gjyshit, ky vlerësim ishte dhe mbeti për ujin me shumë minerale, qe edhe sot quhet "uji më i mirë"...

Ne rugovasit e kemi edhe pasurinë tjetër shtëpinë e predikimeve Xhaminë e Drelajve në katundin Drelaj, edhe ajo është e mrekullueshme, por në "Rugovë gjinden 14 kisha 13 katolike e një ortodokse" kuptohet Rugova sot është me besim tradicional mysliman, por kishat duhet te ri-ndërtohen në vendet e tyre sepse janë tonat e jo te armikut, apo ish pushtueseve shekullor Turqisë otomane e barbarëve sllav, qe i uzurpuan shtëpitë dhe vlerat tona të besimit ...

E kur flitet për fetë disi kështu thuhet në Rugovë:

Kur flasim për fe, duhet ti lexoni këto vargje të madhit  Azem Shkrelit,poetit rugovas "DHJATA E RE"

Azem Shkreli

Sikur erdhën panë e bene e shkuan
do bjere dhe mbi ne një here kambana
Vijnë te etur tjerë. Njësoj afshem duan
S'jemi ne. Por nuk mungon e jona

Thotë njeriu dhe zbret i urte nder bime
Djalli e di se ne ç’vend u poçen te parat
Peme te mendimit të mirë. Me urtinë
e kësaj dhiate ne stërpikim arat

Shollit te ditës s'i duhet sperme komete
Ky lloji Shën Njeriu do bibël të re
Një fe tjetër. Fe besimi ne vete
Amen. Koha jona s'guxon të kohosh pa ne.

Në Rugovë nuk pati kurrë politikë as ndasi fetare prandaj quhet RUGOVË, Besimi është krejt shqip në ZOT, pra, ky besim e ruajti dhe vetë rugovasin, që sot të mburret edhe me tolerancën fetare, nuk na pengon edhe nëse ndonjë Rugovas bëhet BUDIST,

Është e drejt private e personit, apo familjes, edhe Xhamia ne Drelaj është e fesë tradicionale ashtu qysh e kishte Rugova, e mirë.....

Por ku kemi te gjithë problemin si shqiptar e më shumë ne si Rugovas, qe barbarët serbo-sllavët na e morën Patrikanën tonë,e me dhunë hynë brenda saj, /aty kemi simbolin e Manit shekullor që të partë tanë i shëruan sytë ne prekje te MANIT tonë!.Syle Muja pasatj i revoltuar thotë se  gjitha energjitë kombëtare do duhej të drejtohemi ne ri-marrjen e Kishës,duart e mjeshtërve tanë skalitës të gurit  e ndërtuan atë mrekulli. tonë, qe ishte e jona, dhe duhet të kthehet të PRONARI i vetë Shqiptar....

Patrikana është e jona, duhet ti kthehet ky kult i shenjtë popullit tonë jo te ikim e te fshehim te vërtetën shprehet   Syle Muja  i qetë. E gjykon pushtimin barbar serb  qe na e ka okupuar atë tempull shumë me rendësi për të kaluarën  e vlerave historike.

Pjesa e parë kushtuar  aktivitetit"Kolonia Art-Turizëm K O D R A“ për Rugovën.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat