Ramazan Çeka: “Në sofrën e Plavë-Gucisë krenaria shqiptarisë”

Kultura

Ramazan Çeka: “Në sofrën e Plavë-Gucisë krenaria shqiptarisë”

Beqir SINA Nga Beqir SINA Më 5 gusht 2017 Në ora: 07:48
Gazetari Beqir Sina në Vuthaj

Vuthaj: Me ditën e tretë dhe të fundit, të Festivalit të Dytë Kombëtar "Kënga dhe vallja shqipe na bashkon" mbajtur në Luginën piktoreske të Alpeve shqiptare, në Vuthaj, dhe me pjesëmarrjen e shumë personaliteteve të njohura , përfshirë Ambasadorin William Walker, i njohur nga shqiptarët si Hero i Reçakut, deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin e Malit të Zi, Genc Naimbegu, disa ish komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës UÇK-së, klerikeve u shënua 20 vjetori i takimit tradicional :"Mirë se vini në alpe".

Ky takim dhe festivali përfunduan me shumë sukses , duke mbledhur gjatë këtyre ditëve në lëndinën e mes këtyre maleve të larta më shumë se pesë mijë vuthjanë dhe të ardhur nga zonat për rreth, nga Kosova , Shqipëria, dhe Malësia e Madhe, përfshirë edhe dhjetëra mërgimtarë nga këto treva, që kishin ardhur së bashku me familjet e tyre, nga SHBA dhe Europa.

Gazetari, dhe poeti i njohur shkodran Ramazan Çeka, i ardhur enkas në Vuthaj për të ndjekur këtë festival tha se:”Në sofrën e Plavë-Gucisë ishte Krenaria shqiptarisë”.

Këto aktivitete nën kujdesin e veprimtarit të njohur Tahir Gjonbalaj, u organizuan në fshatin Vuthaj, Plavë-Guci nga Shoqata e Alpeve, Shoqata Maja e Karafilit me mbështetjen e Unionit Artistik të Kombit Shqiptar më datat 30,31 korrik, 1 gusht 2017.

Në këtë aktivitet që ndoshta është më i madhi nga disa organizime në këtë treva morën pjesë grupe, shoqëri kulturore-artistike nga të gjitha trojet etnike të Kombit Shqiptar, ose si e ka quajtur President i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar, zoti Azgan Haklaj :”Një referendum qytetaro-artistik që dha mesazhin e qartë:" Një komb, Një shtet".

Falë familjes Gjonbalaj, për përkrahjen që i jep këtij takimi me mërgimtarët dhe këtij festivali, duhet thënë se tashmë është bërë një traditë njëzetvjeçare, që ditët e para të muajit Gusht, të mbahet takimi tradicional me mërgimtarët vuthjan i titulluar “Alpet Shqiptare” në fshatin Vuthaj,

Për tre ditë të para të muajit Gusht, thotë nismëtari i Manifestimit tradicional mbarëshqiptar “Alpet Shqiptar”, zoti Tahir Gjonbalaj, në kuadër të këtyre takimeve njëzetvjeçare, po mbahet edhe edicioni i dytë i Festivalit Folklorik Kombëtar “Kënga e Vallja Shqipe na Bashkon” .

Ky takim tradicional me mërgimtarët që kan nisur 20 vjet më parë po në këtë luginë, shoqëruar dy vjetët e fundit me një festival mbarë kombëtar, mbahet në një amfitetarë verorë në natyrën e bukur të këtyre maleve të larta, me skenën kuq e zi , dhe me bukurinë natyrore të këtyre perlave të kësaj treve siç janë : Syri i Kaltër, Ujëvara, Krojet e Ali Pashe Gucisë, liqeni i Plavës, Bjeshkët e Nemuna.

Ai dallohet edhe për atë mirëpritjen e madhe vëllazërore vuthajne, për bashkëvendësit e tyre, mysafirët të gjitha grupet pjesëmarrëse të cilat vijnë në Vuthaj nga e gjithë shqiptaria, nga mëmëdheu ynë Shqipëria, Kosova, grupet shqiptare nga Mali i Zi, Maqedonia, Presheva Bujanovci Medvegja dhe grupet me motive nga Çamëria.

Këtë vit ky festival dhe këto takime 20 vjeçare sollën edhe disa zhvillime te reja, ku festivali jo vetëm që zgjati tri ditë, por gjithashtu, një ditë më parë u përuruan edhe dy shtëpi të reja, për familjet në nevojë në Vuthaj, të ndërtuar këto nga ndihma e vuthjanëve në SHBA, Fondacioni “Plavë – Guci” me seli në Neë York,.

Njëkohësisht duke promovuar vlerat e mrekullueshme turistike të kësaj treve Alpine, është përuruar edhe emisioni kulturor “Bukuritë natyrore dhe vlerat kombëtare shqiptare në Plavë-Guci” si dhe ndërtimi i ri i Shtëpisë kulturore në Vuthaj.

Në këto manifestime kanë qenë për disa ditë të shumtë me pjesëmarrjen e tyre edhe mërgimtarët vuthjan, sidomos ata nga Neë Yorku, e rrethinat e tij, që kan ardhur me gjithë fëmijët e tyre duke e hijeshuar edhe më shumë vendlindjen e tyre, Vuthajn..

Festivali mbarëkombëtarë “Kenga dhe vallja na bashkon” i cili zgjat 3 ditë solli përpara vithjanëve nga grupet e ndryshme këngë dhe valle folklorike nga treva shqiptare Plavë-Guci, shqiptarët në Mal të Zi, Maqedoni, Luginën e Preshevës, Çamëria, Diaspora, pra nga mbarë Shqiptaria.

Ky aktivitet që organizohet për herë të dytë në Vuthaj, duke mbledhur artistë dhe personalitete të kulturës, jo vetëm nga të gjitha trevat shqiptare, por edhe nga Diaspora në Amerikë, Europë e Australia, si thotë edhe ai që po promovon kudo shqiptarin nëpërmjet festivaleve të tilla, zoti Azgan Haklaj,President i Unionit Artisitk i Kombit Shqiptar, duke e quajtur këtë Festival si një “Referendum artistik mbarë popullor i këngës e valles, folklorike shqiptare nga mbarë shqiptaria”.

Kryetar i Këshillit Organizativ të këtyre takime dhe këtij festivali është z.Tahir Gjonbalaj, i cili thotë se këto takime dhe ky festival janë të vetë financuar nga vetë familjet e mërgimtarëve në Nju Jork ,( sidomos duhet përmendur Ramiz Gjonbalaj) duke sjellë në Vuthaj dhe grupe të shumtë këngëtarë, valltarë e instrumentistë SHKA dhe Ansamblet konkuruese,

Këtë festival dhe takim tradicional me një performancë nga më të bukurat, e kanë prezantuan dy moderatore bukuroshe, dhe me një sharmë të veshjeve folklorike të kësaj treve, dy vajzat të talentuara vuthjane Rilinda Gjonbalaj dhe Arbërore Gjonbalaj, të cilat me shumë natyralitet dhe profesionalizëm që i karakterizonte i dhanë jo vetëm hijeshi e larmi,kësaj veprimtarie por edhe sollën emocionet dhe vlerësuan këtë festivali, duke treguar se janë të afta të drejtojnë me kompetencë evenimente të tilla po kaq të rëndësishme.

Në hapje të kësaj veprimtarie drejtueset e saj me një fjalë përshëndetëse iu drejtuan pjesëmarrësve të shumtë, mërgimtarëve, grupeve të ftuara, miqve, mysafirëve dhe të gjithë të pranishmëve, me mirë ardhjen vuthjane, në edicionin e dytë të festivalit folklorik mbarë kombëtar Kënga dhe vallja shqipe na bashkon.

Organizatori drejtojë me këtë rast edhe një përshëndetje e veçantë, e cila shkon për te gjithë te pranishmit me theks te veçantë për ata qe ndihmuan ne organizimin e këtij festivali .

Arbënore Gjonbalaj, drejtuesja e programit tha se :’Plava dhe Gucia janë treva të ndara padrejtësisht nga trungu mëmë dhe të mbetura nën okupimin malazez tash e një shekull me parë. Shqiptaret në Mal të Zi kanë qenë dhe janë autokton në trojet e veta. Jeta e tyre në këto treva nuk ka qenë aspak e lehtë,strukturat shtetërore nuk kanë lënë metodë pa përdorur për zhdukjen e shqiptarëve nga këto toka. Një ndër metodat që rezultoi më me sukses është shpërngulja,emigrimi nëpër botë,me anë të vizave për ditë më shumë vendi po shkretohet, po ikën rinia nga kushtet në nevojë si rrjedhojë e papunsisë. Edhe pse kemi kaluar dhe kalojmë ditë të vështira, gjithmonë u përpoqëm ndër breza ata cka të parët përcollën te ne edhe ne ta pasojmë tek brezat që vijnë”, andaj bëri thirrje ajo” të gjithë së bashku duhet që të ruajmë gjuhën ,kulturën,traditën,vlerat shoqërore kombëtare”.

Më tej, drejtueset thanë se :”Prandaj më se miri këto vlera përcillen nëpërmjet festivalit. Vitin e kaluar pamë shumë shoqëri kulturore që sollën me veti trashëgimin autoktone të trevës,pra objektivi kryesorë i këtij festivali është ruajtja dhe kultivimi i vlerave të çmuara të thesarit tonë kombëtar,brenda dhe jashtë tij, si dhe jemi munduar që të sjellim për publikun çaste të këndshme dhe argëtuese,që të shkëputemi për pak nga brengat dhe hallet e përditshme” .

Ndërsa duke përshëndetur grupet pjesëmarrëse, nga mbarë shqiptaria, Gjonbalaj, tha se një përshëndetje të veçantë sot ajo e kishte rezervuar për të gjithë artistët që me këngët dhe vallet e tyre bashkuan zemrat dhe kufijtë, të cilët sot spo vërehen sepse jemi bashkë.

“Me Vlorën heroike ku u ngrit flamuri ,me Shkupin edhe ai si ne i ndarë padrejtësisht ,me Prishtinën dhe Gjakovën që më në fund sot gëzojnë lirin .Dhe në fund një falënderim i përzemërt shkon sot për të gjithë ata që mundësuan mbajtjen e këtij festivali. Pra falënderojmë donatorët. Kontributi juaj vlen shumë në këtë trevë ku asimilimi është marramendës,pra të flasim dhe frymojmë shqip sepse vetëm kështu është në interesin tonë dhe kombit tonë” tha ajo .

Festivali i Dytë Kombëtar "Kënga dhe vallja shqipe na bashkon"- Vuthaj 2017

Moderatore:

Arberore Gjonbalaj

Rilinda Gjonbalaj

Kryetar i festivalit:Tahir Gjonbalaj

 

Anatarët e jurisë:

Azgan Haklaj,Mjeshtër i Madh,president i Unionit artistik te kombit shqiptare Minella Kureta ,Drejtor i Unionit artistik te kombit shqiptare, Hasnie Kukaj Gjonbalaj, profesoresh, Mirjeta Gjonbalaj,koreografe e SHKA Maja e Karanfilit

Në ditën e parë të festivalit morën pjesë këto shoqëri artistike....

1. SHKA Ded Gjo Luli nga Traboini

2.SHKA Ardhmeria nga Gjakova

3.Grupi folklorik Petralba Klos nga Mati

3. SHKA Jonuz Ramadani –Viti

Në ditën e dytë të festivalit morën pjesë këto shoqëri artistike...

1.Grupi polifonik Çipini nga Vlora

2.AKV Anadrini nga Rahoveci

3. AKV Shote Galica nga Drenasi

4.AKV Prishtina nga Prishtina

Në ditën e tret të festivalit morën pjesë këto shoqëri artistike....

1.SHKA Maja e Karanfilit nga Plave-Gucia

2.Ansambli Devolli nga Devolli

3.SHKA Koha nga Dinosha

4.SHKA Rapsha nga Drume –Hot

Dita e tret e festivalit hyri ne kuadër te tubimit tradicional "Mire se vini ne Alpet Shqiptare" Vuthaj 2017 ,ku ky tubim e shënoi edhe 20 vjetorin e tij,dhe shpërndau disa tituj per dëshmoret që rëna heroikisht ne fushe te nderit për çlirim e bashkim kombëtar . "Krenaria e Alpeve Shqiptare ", ishte ky titulli qe ndau grupi organizativ i Alpeve Shqiptare me ne krye Tahir Gjonbalaj

Po ashtu SHKA Maja e Karanfilit ndau disa mirënjohje për te gjithë ata qe kontribuon ne mbajtën gjallë te tubimit tradicional

Çmimet e ndara ne edicionin e dyte te festivalit folklorik "Kënga dhe vallja shqipe na bashkon"

Çmimi i pare: Grupi polifonik Çipini nga Vlora

Çmimi i dyte: SHKA Shote Galica nga Drenasi

Çmimi i tret: AKV Prishtina nga Prishtina

Koreografia me e mire: SHKA Ardhmëria nga Gjakova

Ansambli me mire i valleve: AKVP Shkupi nga Shkupi

Veterani i festivalit: Ali Beqiraj

Veshja me autentike SHKA Rapsha

Rapsodet me te mire: Nue Gjonaj dhe Driton Juncaj

Çmimi i publikut: Ded Gjo Luli nga Traboini

Instrumentalistet me te mire: SHKA Jonuz Ramadani-Viti

Grupi me i kopletuar: Devolli nga Devolli

Duke e bashkëlidhur këtë aktivitet mbarëkombëtare, Festivalin Folklorik Kombëtar “Kënga e Vallja Shqipe na Bashkon” në Vuthaj, Haklaj, tha se ne kemi organizuar deri tani dhjetëra festivale në Shqipëri, Kosovë , Maqedoni, e Mal të Z, me një pjesëmarrje me mijëra artistë pjesëmarrës nga mbarë trevat shqipfolëse e diaspora, duke bërë kështu edhe rikthim, dhe një pasurim e rivitalizim i traditës, këngës, valleve e folklorit të trashëguar brez pas brezi nga shqiptarët., kudo që janë aty ky frymon shqip

Presidenti i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar e njëkohësisht president edhe i këtyre festivaleve, z.Azgan Haklaj së bashku me grupin organizator kanë dhënë më tepër detaje mbi zhvillimin e këtij festivali duke e vlerësuar atë si një nga sukseset më të bukura të këtyre festivaleve të mbajtura deri tani.

“Këto festivali mbarë shqiptare folklorike tha ai njëkohësisht të kontribuojnë edhe më shumë në ruajtjen, pasurimin, zhvillimin e transmetimin e kësaj tradite te brezat e ardhshëm, sidomos tek mërgimtarët, duke shfrytëzuar dhe ardhjen e tyre masive në këto treva siç është edhe Vuthaj këto ditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat