“Logu i Bjeshkëve” aty ku bukuria e natyrës përzgjedh më të bukurën e Kelmendit

Kultura

“Logu i Bjeshkëve” aty ku bukuria e natyrës përzgjedh më të bukurën e Kelmendit

Nga: Gjergj Prenkoçaj Më: 5 gusht 2017 Në ora: 17:36

I krijuar dikur sipas traditës shekullore, të një gare  mes nuseve të fshatrave, të quajtur si "Logu i nuseve"  që gjasonte me një konkurs bukurie ku zgjidhej nusja më e bukurë e fshatrave apo edhe e Kelmendit.

Tashmë kjo traditë është shëndrruar në një manifestim të përvjetshëm  për të zgjedhur vajzën më të mirë të Kelmendit.Kjo traditë filloi të vazhdohet   që prej vitit 1998 , përt tu zgjedhur  vajza me e bukur e bjeshkeve të Kelmendit. Vajza nga i gjithë Kelmendi, zonat përreth e kudo ku ka kelmendas në të gjithë botën, çdo vit konkurrojnë për të përzgjedhur bukuroshen e bjeshkëve.

Image

Fjala është për “Logun e Bjeshkëve” një konkurs i veçantë i trevës së Kelmendit ku çdo vit në Qafë te Predelecit përzgjidhet e bukura e bjeshkëve të Kelmendit, një kurorë që trashëgohet vit pas viti. “Logu i Bjeshkëve” tashmë është kthyer në një prej festave më origjinale dhe tradicionale ne Shqipëri.

Vajza të stolisura me veshje popullore, xhubleta si veshja shekullore, ornamente karakteristike të zonës, stoli, rruaza, qëndisje etj konkurrojnë njëra-tjetrën për të rrëmbyer fronin e bukurisë. 

Image

Edhe në këtë vit, ky manifestim mblodhi shumë vajza të bukura dhe pjesëmarrës të shumtë gjithandej  botës shqiptare.

Image
Gjergj Prenkoçaj
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat