Duran Duran mban koncert në Kroaci

Kultura

Duran Duran mban koncert në Kroaci

Më: 7 gusht 2017 Në ora: 17:22
Grupi i njohur Duran Duran

Grupi i njohur Duran Duran do të mbajë koncert më 29 gusht në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb.

Ky do të jetë koncerti i tyre i vetëm unik për këtë vit në Evropë, në të cilin do të marrin pjesë pa para-grupe.

Në koncert pritet të këndohen hitet e njohura klasike si "Wild Boys", "A View To A Kill", "Come Undone", "Is There Something I Should Know?", "Notorious", "Ordinary World", "Hungy Like The Wolf", "Girls On Film", "Save A Prayer", "(Reach Up For The) Sunrise" dhe mega-hiti "Rio", me të cilin do të mbyllet programi.

Duran kohë më parë festuan 35-vjetorin e albumit të dytë epokal "Rio", i cili është radhitur në vendin e tretë në mesin e albumeve më të mëdha britanike të të gjitha kohërave sipas dëgjuesve të BBC-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat