Vizitor të shumtë në Butrint

Kultura

Vizitor të shumtë në Butrint

Më: 8 gusht 2017 Në ora: 11:11
Butrint

Parku arkeologjik i Butrintit, apo qyteti i lasht ilir, po zgjon kureshtjen e shumë vizitorëve, të cilët gjatë majit korrik arritën një numë rekord.

Aty ka objekte interesante që vizitohen nga turistët dhe që ndodhen Brenda parkut, i cili ka një sipërfaqe prej 15 hektarësh dhe ndodhet në lartësitë 30-50 metra mbi nivelin e detit.

Shpella e Butrintit ndodhet pranë rrugës automobilistike Sarandë-Butrint, rreth 3 kilometra larg nga qyteza e Ksamilit. Shpella vlerësohet e veçantë për nga natyra dhe për pozicionin e saj, është e përmasave të mëdha. Ka një sipërfaqe 110 metra katrorë, ka hapësirë të gjerë me zgjerime nga hyrja e saj dhe është e ruajtur mirë, në gjendje natyrale.

Ujësjellësi i Butrintit ka një gjatësi prej 3.5 kilometra, lartësi të kanalit 6 metra dhe gjerësi 3.50 metra. Teknikisht është një ndërtim i arritur, ku gjatë trasesë së tij janë ndërtuar shumë vepra arti si, ura e kanale të përforcuara me mure mbajtëse, si dhe puseta dekantimi e kontrolli.

Në vitin 1992 gërmimet e ndërmarra në qendrën e qytetit antik të Butrintit nxorën në dritë forumin romak të qytetit.

Ndërtesa me tre dhoma ndodhet në pjesën jugore të Akropolit në perëndim të ndërtesës me Peristil dhe në lindje të dyqaneve romake. Mbishkrimi, i cili datohet në shekullin e Parë pas Krishtit, flet për një tempull kushtuar perëndeshës Minerva.

Vizitorët janë të përditshëm në këtë park Arkeologjik. Ministria e Kulturës njofton se një numër të madh zënë edhe turistët e huaj që kapin shifrën 31824 vetëm për muajin korrik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat