Fluks vizitorësh në Parkun Arkeologjik të Apolonisë

Kultura

Fluks vizitorësh në Parkun Arkeologjik të Apolonisë

Më: 11 gusht 2017 Në ora: 16:47
Parku Arkeologjik

Parku Kombëtar i Aplonisë po pret një fluks të lartë turistësh vendas e te huaj. Turistët tashmë përpos bregdetit po i kushtojnë dhe një rëndesi të veçantë edhe turizimit kulturor, ku një nga destinacionet me të lakmuara padyshim është edhe Apollonia. Sipas specialistit të muzeut që ndodhet në këtë Park Arkiologjik Admir Xhelaj vizitat janë dyfishuar.

Vetëm për 10 ditët e para të këtij muaji janë afro 2500 turiste që e kanë vizituar këtë pikë arkiologjike.

Admir Xhelaj: Me ndërhyrjen e fundit që u bë me restaurim muzeu u bë më i vizitueshëm.

Turistët polakë janë ata që kryesojnë. Agnieszka Koëal e cila është edhe shoqëruesja e grupeve turistike që vijnë në Shqipëri pohon se ka mbetur e surprizuar nga bukuritë arkiologjike të Apolonisë.

Agnieszka Kowal: Jam shumë e surprizuar nga ky destinacion turistik. Sot ne bëmë një eskursion në këtë park dhe jemi te gjithë të surpizuar për kushtet favozriuese per turizmin qe ka jo vetem ky park por edhe Shqipëria.  Parku me kujton pak Akropolin në Athinë, është e njejta ndjesi ku ndihet historia të cilën nuk mund ta ofrojnë resorte e tjera turistike ne bregdet, ku nuk i ndjen këto emocione

Apollonia ndodhet 12 kilometra larg qytetit të Fierit. Si qytet u themelua në fillim të shekullit të shtatë para Krishtit nga kolonizatorët grekë që vinin nga Korinti. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat